Dmitry Sergeyevich Peskov diplomat rus dhe zëdhënës i presidentit Rus Vladimir Putin deklaroi se Gjermania po luan një rol aktiv në "pompimin e armëve në Ukrainë" dhe kjo "rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt".
Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, të cilat Rusia i cilëson si përfshirje të Gjermanisë në konflitin Ukrainë- Rusi.
“Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.
Gjermania ra dakord të furnizonte Ukrainën me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka theksuar se tanket “kanë hyrë në duart e miqve tanë ukrainas siç u premtua dhe në kohë”.Ndryshe, ushtria gjermane ka trajnuar ekuipazhet e tankeve ukrainase për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard 2 gjatë disa javëve të fundit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ SHBA: Jemi pro krijimit të gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës! Luftimet pranë zonës bërthamore të Zaporizhzhia











