Lufta në Ukrainë/ SHBA: Jemi pro krijimit të gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës! Luftimet pranë zonës bërthamore të Zaporizhzhia

Lufta në Ukrainë/ SHBA: Jemi pro krijimit të gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës! Luftimet pranë zonës bërthamore të Zaporizhzhia

Foto ilustruese

Në Ukrainë vijojnë sulmet me dron, shpërthime dhe zjarre në Kiev. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se Moska ka testuar raketa kundër anijeve në Detin e Japonisë. Ndërsa luftimet mes rusëve dhe ukrainasve po bëhen pranë zonës bërthamore të Zaporizhzhia. 

Shtetet e Bashkuara thonë se janë në favor të krijimit të një gjykate speciale për të gjykuar "agresionin" e Rusisë kundër Ukrainës. 

“Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e një gjykate speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës, në formën e një gjykate ndërkombëtare brenda sistemit gjyqësor ukrainas, e cila përfshin elementë ndërkombëtarë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ndërkohë 18 tanket Leopard të premtuara dy muaj më parë janë dërguar nga Gjermania në Kiev për mbrojtjen ndaj sulmeve ruse. Për këtë ka reaguar Moska duke thënë se kjo tregon përfshirjen drejtpërdrejt të Gjermanisë në konfliktin e Rusisë me Ukrainën.

Edhe tanket e para britanike Challenger kanë mbërritur në Kiev. Kjo forcon fuqinë e Ukrainës, por Kremlini njofton se Rusia do të vijojë planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pavarësisht nga reagimi i Perëndimit.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev ka kërcënuar se Moska posedon armë të avancuara dhe unike të afta për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar frontin në Zaporizhzhia, ku ka shprehur mirënjohje për luftëtarët që nuk dorëzohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Shiste me çmim të lartë armët e cilësisë së ulët, arrestohet kreu i departamentit detar të gardës ruse

Kreu i Departamentit Detar të Gardës Ruse, Sergei Volkov , u arrestua për furnizim me armë të cilësisë së ulët me çmime të fryra. Kjo u bë e ditur nga Alexander Khinshtein, kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për Informacionin. 

"Skema e korrupsionit në shkallë të gjerë u ndal nga punonjësit e vetë sigurimit të Gardës Kombëtare. Doli se zyrtarët e departamentit organizuan furnizimin e armëve me cilësi të ulët dhe me defekt me çmime dukshëm të fryra," shkroi Khinshtein.

Dëmi total i buxhetit, sipas deputetit, arrin në gati 400 milionë rubla. Ndaj Volkovit është ngritur një rast penal për shpërdorim detyre. Shtëpia dhe zyra e tij u kontrolluan.

"Ai deri më tani është ndaluar për 48 orë në përputhje me nenin 91 të Kodit të Procedurës Penale të Federatës Ruse," tha Khinshtein.

Ora 20:10
Rishi Sunak: Kina nuk mund të jetë palë neutrale në konfliktin Rusi-Ukrainë! Xi Jinping të takohet me Zelenskyn për planin e paqes

1666618115_b3613fe6322f425582d1a576ea5aafa0.jpg

Kryeministri britanik Rishi Sunak nuk beson se Kina mund të jetë një palë neutrale në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Kështu u shpreh sot duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Ndërlidhës, organi parlamentar që mbledh kryetarët e komisioneve të Dhomës së Komunave. 

Kryeministri konservator po i referohej vizitës së fundit tre ditore të presidentit Xi Jinping në Rusi dhe nismës së paqes të kryer nga Pekini.

Dhe ai theksoi për këtë çështje:

"Unë do ta inkurajoja Presidentin Xi të angazhohej drejtpërdrejt me Presidentin Zelensky për çdo propozim të veçantë të paqes që Kina është e interesuar të paraqesë." 

Sunak nënvizoi gjithashtu se çdo vendim në lidhje me çdo çështje territoriale, përfshirë atë në lidhje me Krimenë, i takon Kievit. 

Ora 19:24
SHBA: Jemi pro krijimit të gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës

1679902709_degt.JPG

Shtetet e Bashkuara thonë se janë në favor të krijimit të një gjykate speciale për të gjykuar "agresionin" e Rusisë kundër Ukrainës. 

“Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e një gjykate speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës, në formën e një gjykate ndërkombëtare brenda sistemit gjyqësor ukrainas, e cila përfshin elementë ndërkombëtarë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ora 18:13
Rusia: Do të rrisim prodhimin e armëve me 8 herë më shumë deri në fund të vitit

1669823568_shoigu.PNG

Prodhimi i predhave të artilerisë, tankeve, mortajave të kalibrave të ndryshëm dhe raketave ajrore të padrejtuara të prodhuara në uzinat e rajoneve Chelyabinsk dhe Kirov të Rusisë do të rritet shtatë deri në tetë herë deri në fund të vitit.

Kështu tha ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë vizitës së tij në kompanitë e luftës në rajonet Chelyabinsk dhe Kirov. 

Ora 16:17
Forcat ukrainase shkatërrojnë bazën e mercenarëve rus të grupit 'Wanger' në Bakhmut

Rojet kufitare ukrainase shkatërruan një "strehim" të mercenarëve të grupit Wagner në Bakhmut, rajoni Donetsk, ku luftimet e ashpra vazhdojnë.

Nga kjo lloj baze, mercenarët e grupit rus sulmuan pozicionet e forcave të armatosura ukrainase. Ndërtesa, e vendosur në një nga rrethet e qytetit, u sulmua me granatahedhës nga rojet kufitare të detashmentit të Lugansk, së bashku me personelin tjetër ushtarak.

Ora 13:21
Kremlini: Dërgimi i tankeve në Ukrainë e përfshin Gjermaninë drejtpërdrejt në konflikt

Dmitry Sergeyevich Peskov diplomat rus dhe zëdhënës i  presidentit Rus Vladimir Putin deklaroi se Gjermania po luan një rol aktiv në "pompimin e armëve në Ukrainë" dhe kjo "rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt".

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, të cilat Rusia i cilëson si përfshirje të Gjermanisë në konflitin Ukrainë- Rusi.

“Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe  diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.

Gjermania ra dakord të furnizonte Ukrainën me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka theksuar se tanket “kanë hyrë në duart e miqve tanë ukrainas siç u premtua dhe në kohë”.Ndryshe, ushtria gjermane ka trajnuar ekuipazhet e tankeve ukrainase për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard 2 gjatë disa javëve të fundit.

Ora 12:15
IAEA paralajmëron rrezikun e ri nga Ukraina :Do shkrijnë reaktorët bërthamorë!

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi, takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në qytetin Zaporizhzhia, shumë pranë stacionit bërthamor në juglindje të Ukrainës.

Zaporizhzhia stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe ndër 10 më të mëdhenjtë në botë, i cili është nën kontrollin e Rusisë që nga viti 2022 është cilësuar nga Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), si një rrezik për botën nga Ukraina.

Përmes një mesazhi në Tëitter, zoti Grossi paralajmëroi se stacioni hidro-elektrik në Dnipro është thelbësor për sigurinë e centralit bërthamor. Ai i tha Presidentit Zelensky se situata e rrezikshme në centralin bërthamor “nuk po përmirësohet”, ndërsa luftimet në zonë vazhdojnë ta mbajnë centralin në prag të një katastrofe.

Më herët këtë muaj, luftimet ndërprenë furnizimin me energji për gjysmë dite, dhe stafi u detyrua të vinte në punë gjeneratorët. Zoti Grossi ishte shqetësuar për këtë zhvillim.

“Çdo herë jemi duke luajtur me shansin”, i tha ai agjencisë së tij në atë kohë dhe nëse e lejojmë këtë të ndodhë herë pas here, atëherë një ditë do të na mbarojë fati”.

Më tej Zoti Grossi shprehu mbështetjen e plotë për Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore për mbrojtjen e objekteve bërthamore të Ukrainës.

 

 

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin