
Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se Kremlini ka “përcjellë” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të vlefshme” me Pekinin.
“Kina është një fuqi shumë serioze, shumë e madhe me pozicionin e saj sovran. Ky nuk është ai lloj i vendit që ndryshon shpejt pozicionet e tij nën ndikimin e jashtëm”, tha Peskov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është Rusia e shqetësuar se Evropa mund ta bindë Xi-n lidhur me Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Lufta Ukrainë-Rusi/ Vidhen dhe përfundojnë në rrjetet sociale dokumentet sekrete të SHBA-së dhe NATO-s mbi planet për Ukrainën! Pentagoni: Po hetojmë










