UKRAINË- Raportet e detajuara nga SHBA dhe NATO-s për planet për Ukrainën përfunduan në rrjetet sociale, Twtter dhe Telegram. Sipas analistëve ushtarakë, të dhënat janë modifikuar në disa pjesë nga versioni origjinal duke rritur vlerësimet amerikane për të vdekurit e luftës në Ukrainë dhe duke rishikuar në rënie ato të viktimave të Rusisë.
Analistët theksojnë se rrjedhja e rë dhënave është një përpjekje e Moskës për dezinformim. Ky është një dëm mjaft i madh për inteligjencën Perëndimore. Në fakt, dokumentet e publikuara detajonin dërgesat e radhës të armëve, planet strategjike dhe gjendjen e trupave dhe batalioneve.
Ndërkohë, presidenti kinez Xi thotë se është në dispozicion për të telefonuar Zelensky, por Moska përsërit se aktualisht nuk ka perspektiva për një zgjidhje paqësore.
Për këtë rrjedhe të informacioneve, Pentagoni ka nisur hetimet.
Ndërkohë, në tryezë nga Brazili është hedhur plani i paqes, ku i sugjerojnë Zelensky që të heqë dorë nga Krimeja dhe Rusia të ndalë sulmet. Mirëpo një plan i tillë, për Zelensky nuk është i pranushëm.
“Çlirimi i Krimesë është i vetmi opsion, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën. Dhe unë jam i sigurt për këtë”, theksoi Zelensky.
Nga ana tjetër, Rusia vijon me kërcënimet. Kësaj here është ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili tha se nëse Perëndimi nuk heq kufizimet bankare dhe të sigurisë, të cilat pengojnë eksportin e mallrave ruse, Rusia do të heqë dorë nga marrëveshja e korrikut 2022, sipas së cilës Ukraina ka eksportuar grurin e saj përmes porteve të Detit të Zi.
“Çlirimi i Krimesë nga pushtuesit rusë është i pashmangshëm”. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë iftarit të mbajtur në nivel zyrtar me pjesëmarrjen e liderëve myslimanë.
"Në tokën e Krimesë, nën trengjyrësinë ruse, mbretëron e keqja, poshtërimi, shtypja, vrasja, lufta. Çlirimi i Krimesë është i vetmi opsion, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën. Dhe unë jam i sigurt për këtë.”, theksoi Zelensky.
Rusia kërcënoi të ndërpresë marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën për shkak të pengesave perëndimore ndaj eksportit të ushqimit dhe plehrave ruse, raportojnë Reuters dhe AP.
Gjatë një vizite në Turqi, më 7 prill, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nëse Perëndimi nuk heq kufizimet bankare dhe të sigurisë, të cilat pengojnë eksportin e mallrave ruse, Rusia do të heqë dorë nga marrëveshja e korrikut 2022, sipas së cilës Ukraina ka eksportuar grurin e saj përmes porteve të Detit të Zi.
"Nëse ata nuk kanë dëshirë t’i qasen sinqerisht marrëveshjes, le të vazhdojnë të dërgojnë prodhimet nga Ukraina përmes tokës, hekurudhës dhe lumit”, tha Lavrov në Ankara.
Ai shtoi se Rusia do të shqyrtojë nëse marrëveshja në fjalë është e nevojshme, sepse nuk ka përparim në heqjen e pengesave për eksportin e plehrave bujqësore dhe grurit rus. Ai theksoi se Moska do të punojë jashtë kësaj kornize për eksportin e produkteve të saj.
Marrëveshja për afatin 120-ditor e arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara u zgjat dy herë me nga 120 ditë. Zgjatja e fundit e afatit, në muajin mars, është kufizuar në 60 ditë dhe skadon kah mesi i majit.
Moska ka vënë në dukje se për zgjatjen e marrëveshjes do të kërkojë një sërë koncesionesh nga Perëndimi, duke përfshirë rilidhjen e bankës bujqësore shtetërore ruse Rosselkhoz me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT.
Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, kështu që marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB u arrit në një përpjekje për të lehtësuar krizën globale të ushqimit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia mori kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin prill, ndaj pritet që shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të marrë pjesë në seancat në Nju Jork, më 24 dhe 25 prill, dhe një nga temat mund të jetë edhe marrëveshja për eksportin e grurit./REL
Pentagoni ka njoftuar se heton informacionie klasifikuar ushtarak të SHBA-së dhe NATO-s rreth Ukrainës që qarkullon në mediat sociale. Zyrtarët amerikanë thonë se dokumentet janë të vërteta, pjesë e punë së inteligjencës ditore të prodhuar nga Pentagoni për luftën, por duket se dokumentet janë redaktuar në disa vende.
Zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh nuk e konfirmoi, por as nuk e mohoi, duke shtuar se tha në një deklaratë se Departamenti i Mbrojtjes është “në dijeni të raporteve të postimeve në mediat sociale dhe Departamenti po shqyrton çështjen”.
Mykhailo Podolyak, këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha në kanalin e tij Telegram se beson se rusët qëndrojnë pas rrjedhjes së informacioneve. Podolyak tha se dokumentet që u shpërndanë janë joautentike, nuk kanë "asnjë lidhje me planet reale të Ukrainës" duke theksuan bazohen në "një sasi të madhe informacioni fiktive".
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i tha medias gjermane Funke Group se kundërofensiva e Ukrainës do të fillojë në javët e ardhshme. Blinken shtoi gjithashtu se për sa kohë që agresioni rus vazhdon, vendet perëndimore "do të mbajnë presion të paprecedentë përmes sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit ndaj Rusisë".
Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi gjithashtu se Ukraina do të vendosë për negociatat lidhur me Krimenë, nëse do të heqë dorë ose jo.
“Ukraina është një demokraci. Presidenti Volodymyr Zelensky mban përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit, por ai duhet të dëgjojë vullnetin e ukrainasve ”, tha Blinken, siç raportojnë mediat e grupit Funke.
Kremlini, përmes zëdhënësit të tij Dmitri Peskov tha se kishte ndjekur "bisedimet e rëndësishme midis Xi, Macron dhe Von der Leyen".
"Kontakti midis Xi dhe Macron është i rëndësishëm," tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se Kina është "një fuqi serioze dhe e madhe që nuk ndryshon pozicionin e saj për shkak të presionit nga të tjerët".
Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se Kremlini ka “përcjellë” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të vlefshme” me Pekinin.
“Kina është një fuqi shumë serioze, shumë e madhe me pozicionin e saj sovran. Ky nuk është ai lloj i vendit që ndryshon shpejt pozicionet e tij nën ndikimin e jashtëm”, tha Peskov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është Rusia e shqetësuar se Evropa mund ta bindë Xi-n lidhur me Ukrainën.
"Lufta" në Ukrainë "duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave, Turqia e pret këtë". Kështu deklaroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus Serghei Lavrov në Ankara. Ai tha gjithashtu se Turqia është e gatshme të japë kontributin e saj.
Rusia ka thënë se mund të braktisë marrëveshjen që zhbllokonte eksportet e grurit nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt në Detin e Zi.
"Nëse nuk ka përparim pozitiv në heqjen e barrierave për eksportet ruse të grurit dhe plehrave, ne do të vlerësojmë nëse kjo është një marrëveshje e nevojshme," tha ministri i jashtëm rus Serghei Lavrov gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qëndrimit se i takon vetë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të vendosë se kur do të negociojë me Rusinë dhe për çfarë do të negociojë.
"Presidenti Zelensky mund të përcaktojë nëse dhe kur është i gatshëm të negociojë dhe në çfarë konteksti dhe për çfarë,"- u shpreh John Kirby zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare të SHBA-ve.
I pyetur nëse mund të ketë negocime sa i takon Krimesë, Kirby tha se kjo gjë varej vetëm nga Zelensky.
Kreu i grupit mercenar rus ‘Wanger’, Yevgeny Prigozhin në një video të publikuar thotë se ushtarët e grupit të tij po vijojnë të pësojnë humbje gjatë betejës në Bakhmut që po konsiderohet si lufta më e ashpër ushtarake mes rusëve dhe ukrainësve.
Një video e shpërndarë nga shërbimi i tij për shtyp tregon shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, duke qëndruar përpara qindra varreve me kryqe druri dhe kurora me lule.
“Ata vazhdojnë të varrosin luftëtarët e Wagner këtu”, citohet të ketë thënë Prigozhin në video duke iu referuar kompanisë private ushtarake që ai themeloi.
#Prigozhin shows #Putin how the special military operation is going according to plan????????
— АЗОВ South (@Azovsouth) April 6, 2023
"The Wagner PMC soldiers are still being buried here".
Says the Wagner terrorists boss at a cemetery he personally acquired in the Kuban village of #Bakinskaya pic.twitter.com/0rtflLWzw5
Rreziku i botes i vjen nga anglo- amerikanet ata duhet te zhduken nga skena boterore sepse mbjellin vetem lufte dhe vrasje njerezish te pafajshem per te dominuar boten , kush ka pak njohuri e kupton si funksionon bota kurse per te paditurit fajin e ka Rusi dhe ata jane vende demoktratike
PërgjigjuO Zymbyl jo vetem Ukrainen por rrezik te kaloje edhe ne Ballkan dhe Europe.
PërgjigjuPo vazhdoni ju me propogand krimineli Putin po e rafshon Ukrainën e ju vazhdoni e bëni bla bla bla.
Përgjigju