Kremlini: Putin mund të takohet me Erdoganin për të diskutuar idenë e bisedimeve Rusi-Perëndim

Kremlini: Putin mund të takohet me Erdoganin për të diskutuar idenë e bisedimeve Rusi-Perëndim

1665406205_thumbsbc6f6029a2a430e831e2b6ea530b0ddb16.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin mund të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan këtë javë për të diskutuar një propozim turk për të pritur bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, deklaroi të hënën Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk kishte marrë asnjë sinjal rreth perspektivës së negociatave me Perëndimin në Turqi, por nuk përjashtoi që Putini mund ta diskutonte këtë me Erdogan.

Putin dhe Erdogan pritet të vizitojnë Kazakistanin këtë javë. Tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë për pushtimin e saj shtatë-mujor të Ukrainës janë ende në rritje, me Moskën duke nisur sulmet me raketa anembanë Ukrainës të hënën në përgjigje të një shpërthimi të fundjavës që dëmtoi rëndë një urë të ndërtuar nga Rusia në Krime.

Turqia, e cila ka marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe Kievin, është parë si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt dhe në korrik ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar në portet e Detit të Zi.

Erdogan i ka kërkuar Putinit të ulë tensionet dhe në shtator i bëri thirrje Moskës që t'i japë negociatave të paqes një tjetër shans. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se të dyja palët duhet të gjenin një mënyrë për të negociuar përfundimin e luftës.


Lajmi kryesor:

Mblidhet OKB për aneksimet ruse, Kievi: Rusia do të na kthejë në kohën e Hitlerit! Hakmarrja e Putin për urën e Krimesë, 84 raketa godasin Ukrainën (VIDEO)


K.T./G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Punëtori ndërroi jetë teksa ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë (EMRAT)

Durrës/ Punëtori ndërroi jetë teksa ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë (EMRAT)