Kremlini : Putin nuk ka në plane vendosjen e ligjit ushtarak

Kremlini : Putin nuk ka në plane vendosjen e ligjit ushtarak

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha këtë të mërkurë se situata e brendshme politike në vend është e qëndrueshme dhe hodhi poshtë akuzat se presidenti rus Vladimir Putin po planifikon të shpallë gjendjen ushtarake.

Kur u pyet nëse Putin po planifikon të vendosë ligjin ushtarak në Rusi, Peskov tha:

"Jo, kjo nuk është në plane"

Nga ana tjetër Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines tha gjatë ditës së djeshme se trendi aktual në Ukrainë rriti shanset që Putin të merrte masa më drastike, duke përfshirë: imponimin e ligjit ushtarak, riorientimin e prodhimit industrial ose veprimet ushtarake potencialisht përshkallëzuese për të çliruar burimet e nevojshme për të arritur objektivat ndërkohë që konflikti zvarritet.


Lajmi kryesor:

Johnson nënshkruan pakt ushtarak me Finlandën e Suedinë për mbrojtje në rast sulmi! Bombardohet fabrika e çelikut! Lavrov: Operacioni special i forcave ruse i jep fund dominimit të SHBA në botë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar