
Foto: Dmitry Peskov
Kremlini shpreson se takimi i ardhshëm në Hungari midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të çojë përpara një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Kështu deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov, duke theksuar se "qëllimi kryesor është të bëhet përparim drejt një marrëveshjeje paqeje".
Peskov shtoi se Moska synon ta përdorë takimin "për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me Uashingtonin".
"Po zhvillohet një punë serioze. Do të shohim se çfarë ndodh më pas", tha Peskov, duke specifikuar se për momentin "nuk ka detaje" në lidhje me praninë e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi shpjegoi se "përgatitjet për takimin nuk kanë filluar ende. Peskov gjithashtu ia atribuoi zgjedhjen e Budapestit si vend të takimit "marrëdhënieve të ngrohta midis Trump dhe Orbán dhe marrëdhënieve shumë konstruktive midis Putin dhe Kryeministrit hungarez".
Në fund ai sqaroi se Moska "nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Uashingtoni" në lidhje me furnizimin e mundshëm të raketave Tomahawk në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Trump: I kërkova Putinit të ndalojë sulmet kundër civilëve! Bullgaria gati t'i ofrojë presidentit rus, korridor ajror për në Budapest











