"Ukraina mund të fitojë ende, por nuk mendoj se do t’ia dalë", deklaroi këtë të hënë Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke shtuar se i kishte kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, të ndalonte sulmet kundër civilëve ukrainas.
"Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje. Nëse nuk ia dalim, shumë njerëz do të paguajnë një çmim të lartë", shtoi ai.
Ndërkohë, Bullgaria, ka thënë se nëse do i kërkohet, është gati të sigurojë një korridor ajror për Putinin që të arrijë në Budapest dhe të takohet me presidentin Trump. Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev bëri të ditur se "nëse mbajtja e një takimi është një kusht për arritjen e paqes, është logjike që ajo të arrihet përmes të gjitha kanaleve të mundshme".
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio patën gjatë ditës një bisedë telefonike "konstruktive" në lidhje me takimin e mundshëm në Budapest. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass të dy “diskutuan mbi hapat e mundshëm konkretë për të vënë në jetë çështjet për të cilat Vladimir Putin dhe Donald Trump, u dakortësuan gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit midis tyre”.
Ndërkohë, ministrat e energjisë të BE-së i kanë dhënë dritën jeshile me shumicë votash propozimit të Komisionit Evropian për të ndaluar gazin rus dhe LNG-në në tre faza: duke filluar nga 1 janari 2026, nënshkrimi i kontratave të reja do të ndalohet, marrëveshjet ekzistuese afatshkurtra do të duhet të skadojnë deri më 17 qershor 2026 dhe marrëveshjet afatgjata deri më 31 dhjetor 2027.
Vetëm Hungaria dhe Sllovakia e kundërshtuan propozimin. Polonia siguron: "Ne do t'i mbështesim vendet në vështirësi".
lajm ne perditesim...

Marco Rubio
Ministria e Jashtme ruse njofton se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Lajmi raportohet nga agjencia ruse Tass.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Moskës, “është zhvilluar një diskutim konstruktiv mbi hapat konkretë që duhet ndërmarrë për të zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.”
Rubio, ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në Ukrainë.

Donald Trump
“Ukraina mund ta fitojë ende luftën, por nuk mendoj se do t’ia dalë,” deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, duke kujtuar se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky “e urrejnë thellësisht njëri-tjetrin.”
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se i ka mbetur “ende një gjë për të bërë” për të zgjidhur luftërat. “Bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën, dhe mendoj se do t’ia dalim, por situata është treguar e vështirë, sepse kemi dy liderë që e urrejnë thellësisht njëri-tjetrin,” tha ai. “Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën situatën disi të vështirë.”

Foto: Dmitry Peskov
Kremlini shpreson se takimi i ardhshëm në Hungari midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të çojë përpara një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Kështu deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov, duke theksuar se "qëllimi kryesor është të bëhet përparim drejt një marrëveshjeje paqeje".
Peskov shtoi se Moska synon ta përdorë takimin "për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me Uashingtonin".
"Po zhvillohet një punë serioze. Do të shohim se çfarë ndodh më pas", tha Peskov, duke specifikuar se për momentin "nuk ka detaje" në lidhje me praninë e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi shpjegoi se "përgatitjet për takimin nuk kanë filluar ende. Peskov gjithashtu ia atribuoi zgjedhjen e Budapestit si vend të takimit "marrëdhënieve të ngrohta midis Trump dhe Orbán dhe marrëdhënieve shumë konstruktive midis Putin dhe Kryeministrit hungarez".
Në fund ai sqaroi se Moska "nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Uashingtoni" në lidhje me furnizimin e mundshëm të raketave Tomahawk në Ukrainë.

Foto: Kaja Kallas
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg tha për gazetarët se nuk është një ide e mirë që presidenti rus Vladimir Putin të udhëtojë drejt Hungarisë për të mbajtur takimin me Donald Trump.
“Nuk është mirë” që Presidenti rus Vladimir Putin, “një person ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, po udhëton për në Hungari për të mbajtur takim me Trump, një vend anëtar i BE-së’, tha Kallas.
Kallas shtoi gjithashtu se pret që paketa e 19-të e sanksioneve kundër Rusisë të miratohet këtë javë.
"Rusia realisht nuk dëshiron paqe dhe këtë javë Bashkimi Evropian pritet të miratojë një paketë të mëtejshme sanksionesh, të 19-ën, kundër Rusisë", shtoi ajo.
Komente












Paqa ne mes Rusis dhe Ukraines ndodhet e varosur 1000 metra nen dhe,kush i jep te drejten Trapit qe ti dhuroj teritoret e dikujt dhe ti falen armikut Ukraina eshte nji shtet armeprodhues dhe nuk dorezohet,ata jane te afte per 1 muaj te prodhojne arme berthamore dhe mundet te ndodhe qe neser Ukraina e sulmon Rusine.
PërgjigjuArrogant dhe i poshter
PërgjigjuNjeri pa pike morali.megalloman dhe i pa shpirt.ju them te shikoni filmin per jeten e Trampin dhe do shikoni fytyren e vertete.