Kremlini tha se Wagner nuk ekziston nga pikëpamja ligjore, reagon Suella Braverman: Grup i dhunshëm dhe shkatërrues

Kremlini tha se Wagner nuk ekziston nga pikëpamja ligjore, reagon Suella Braverman: Grup i dhunshëm dhe shkatërrues

1691503354_SuellaBraverman.png

Kremlini njoftoi të mërkurën se grupi Wagner nuk ekzistonte nga pikëpamja ligjore, pasi iu kërkua të komentonte një vendim britanik për ta cilësuar atë si një organizatë terroriste.

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, e përshkroi Wagnerin, të udhëhequr më parë nga ish lideri i tyre i ndjerë Yevgeny Prigozhin, si "të dhunshëm dhe shkatërrues" dhe tha se veproi si "vegël ushtarake e Rusisë së Vladimir Putinit jashtë shtetit".

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: "Nuk ka asgjë për të komentuar. Ndoshta mund të shtohet vetëm se, nga ana ligjore, nuk ka një grup të tillë", raporton Rueuters.

Wagner ka operuar në Siri, Libi dhe një numër vendesh anembanë Afrikës. Ajo rekrutoi mijëra të dënuar nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë, duke siguruar forcën kryesore sulmuese për sulmin e Rusisë në qytetin e Bakhmut.

Në qershor të këtij viti, Wagner filloi një rebelim të shkurtër kundër drejtuesve të lartë të ushtrisë në Rusi, i dënuar si tradhti nga Presidenti Vladimir Putin. 

Është e paqartë se çfarë do të bëhet me shërbimet e sigurisë që ajo ofron për disa vende afrikane, duke përfshirë Malin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot