Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, nuk pranoi të komentojë rreth lajmeve se Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte dërguar në Moskë për trajtim mjekësor.
"Ne nuk komentojmë për lajme të tilla", tha zëdhënësi i Kremlinit.
Sipas gazetës Al-Jarida Mojtaba Khamenei i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private në Moskë. Autoritetet iraniane kishin konfirmuar më parë se Udhëheqësi i ri Suprem ishte plagosur, por siguruan se gjendja e tij ishte e mirë dhe se ndodhej në një vend të sigurt.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Aleatët tanë duhet të na ndihmojnë në lidhje me Hormuzin, i zemëruar nga refuzimi i Berlinit dhe Londrës! Kam besim te Franca









