Kremtimi i betejës së humbur, serbët provokojnë me thirrje e simbole nacionaliste

Kremtimi i betejës së humbur, serbët provokojnë me thirrje e simbole nacionaliste

Serbët kanë kremtuar edhe sivjet betejën e humbur në Gazimestan 635 vjet më parë.

Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen e tubimit, në të cilin edhe këtë vit nuk munguan provokimet me bluza e simbole nacionaliste. Kjo nuk përfundoi me kaq pasi pjesëmarrësit bënë thirrje provokuese “Kosova-Serbi”.

Policia ka konfiskuar bluzat me simbole provokuese, si dhe ka shoqëruar një person në stacionin policor.

Provokimet nuk kanë përfunduar as gjatë mbajtjes së fjalimeve. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije tha se “Kosova është Jerusalemi serb”.

Vitin e kaluar kjo festë nuk ishte lejuar të shënohet në Gazimestan, por qytetarët serbë ishin mbledhur te Manastiri në Graçanicë./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille