Kremtimi i Pashkëve, Shkodra feston të Premten e Madhe

Në vigjilje të festës Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-pult imzot Angelo Massafra ka dhënë mesazhin e pashkëve. Ai i kërkon qytetarëve të Shkodrës e më gjerë  të mos e gjejnë zgjidhjen e problemeve tek largimi nga vendi. Ndërsa kërkoi lutje dhe  solidaritet për familjet e përmbytura te cilët festojne Pashkën me vështirësi social-ekonomike. 

Në mbrëmjen e së premtes besimtarët katolikë në Shkodër kanë festuar Pashkët, ritualin që njihet si e Premtja e Madhe e Udhës së Kryqit, ku është përkujtuar vuajtja dhe sakrifica e Jezu Krishtit në kryq. E Premtja e Madhe shoqërohet me lutje, heshtje e agjërim nga besimtarët katolik.

E ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, uroi të gjithë besimtarët katolikë e ortodoksë në festën e Pashkëve, e në veçanti i ftoi besimtarët të luten për familjet që po vuajnë pasojat nga përmbytjet, Arqipeshkvi u shpreh: ”Të mos harrojmë se jemi duke festuar këtë Pashkë brenda Vitit Jubilar për 550- vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, dashuria e të cilit për Krishtin dhe Atdheun e vet janë ende gjallë dhe të pranishëm në shpirtin e çdo shqiptari. Gëzuar Pashkën të gjithë katolikëve, ortodoksëve. Urime të gjithëve”, ka uruar, Aripeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra.

 (Urimi i Arqipeshkvit të Shkodrës, Angelo Massafra për festën e Pashkëve katolike )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?