Kremtohet e Premtja e Zezë! Besimtarët me 'pikatore' në kisha, mediat përcjellin mesazhin e meshave

Katolikët në mbarë botën kremtojnë sot të Premten e Zezë, ditën kur Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem. Këtë vit kishat dhe katedralet ku zhvillohen meshat, ndryshe nga herët e tjera, janë të boshatisura, ku fjala e zotit, dashuria dhe mesazhi për përkujdesje dhe sakrificë po përcillet online ose përmes televizioneve.

I gjithë ky ndryshim ka ndodhur për shkak të koronavirusit, që ka 'strukur' në shtëpi të gjithë njerëzimin dhe ka ndaluar grumbullimet masive sociale.

E njëjtja pamje ishte edhe në Katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë, ku besimtarët e lejuar ishin shumë të pakët në numër dhe respektonin distancën sociale.

"Të krijojmë ura komunikimi dhe jo mure me njëri tjetrin" ka qenë mesazhi i meshës dhe në këtë kohë izolimi dhe ndjenje vetmie e krijuar për shkak të COVID-19, dashuria për jetën, perëndinë dhe vlerësimi i gjërave që njerëzi kanë në jetë ka marrë një domethënie më të fuqishme se kurrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
Lutjet e Pashkëve shkojnë për heronjtë e COVID-19, Basha: Mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat e lehtësojë këtë sprovë

Kësaj rradhe Pashkët do të festohen ndryshe në të gjithë botën për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Të gjitha lutejet do të shkojnë për mjekët që janë në frontin e parë të rrezikut, për të prekurit që po kalojnë këto ditë të vështira  dhe për viktimat që humbën jetën për shkak të këtij virusi të padukshëm.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kushtuar një postim kësaj distë të shenjtë për të gjithë besimtarët katolikë.

Gjithashtu ka theksuar se duhetë të lutemi këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

Ai është shprehur se duhet t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb dhe të na japë durim e fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

“Dy ditë përpara së dielës të Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë”, ka shkruar Basha.

Ora 18:08
Yuri Kim uron shqiptarët për Pashkët: Nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, por shprehim mirënjohje për heronjtë

Simboli i saktificës, dashurisë dhe shpresë që kanë Pashkët, një nga festat fetare në të gjithë botën për besimin katolik dhe ortodoks, këtë herë do të ketë një tjetër simbolikë atë të mirënjohjes për heronjtë e kujdesit shëndetësor.

Ambsadorja Yuri Kim ia ka kushtuar pikërisht heronjëve me bluza të bardha një mesazh mirnënjohje dhe respekti pë punën  e tyre të jashtëzakonshme që po bëjnë në këtë periudhë pandemie.

Kim uron festën e Pashkëve dhe ndërsa shton se këtë vit nuk mund të ndajmë një vakt së bashku, të gjithë ndajnë vlerëismin për kujdesin shëndetësor duke u thënë "Faleminderit nga zemra".

Ajo ka theksuar se në këto kushte nuk është mundësia që ta festojnë të gjithë, por të punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohje dhe respekt për heronjtë e kujdesit shëndetësor.

“Pashkët katolike dhe Pashkët Hebreje na sjellin në mend kuptimin e sakrificës, të qenurit së bashku me njerëzit tanë të dashur dhe shpresës së përhershme. Edhe pse nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohjen dhe respektin tonë për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja