Lezhë/ Kremtohet e premtja e zezë, Ipeshkvi Otavio Vitale mesazh shqiptarëve: Mos u largoni nga vendi

Besimtarë katolikë në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.Të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik besimtarët u nisen nga katedralja e qytetit për të marshuar deri në kalanë e Lezhes duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

Gjatë kremtimit të udhes së kryqit, ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale ju ka drejtuar një mesazh shqiptareve që mos të largohen nga vendi i tyre, pasi është i bindur se situata do të ndryshoje, ndaj nuk duhet humbur shpresa.

"Të mos largohen prej Shqipërisë. Ne kemi një komb shumë të bukur. Pasuria që kemi këtu në Shqiqpëri na pasuron zemrat tona. Edhe unë që jetoj këtu e kam përzemër Shqipërinë. I them të rinjve, kurajo", u shpreh Otavion Vitale.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë