Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi

Tiranë- Pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, besimtarët myslimanë kremtojnë sot (30 mars) festën e Fitër Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët u mblodhën në "Sheshin Skënderbej" për faljen e madhe në Tiranë.

Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh.

Kreu i Komunitetit Mysliman, mes të tjerash në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët anëmbanë dhe gjithashtu që "Zoti t'u kishte pranuar agjërimin dhe t'i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës".

“Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha kreu i KMSH mes të tjerash në fjalën e tij me rastin e kësaj feste, para mijëra besimtarëve.

Edhe ditën e djeshme Spahiu uroi besimtarët, duke kujtuar këtë ditë të madhe për besimin islam:

"Festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë. Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, u shpreh ai. 

Kremtimi dhe falja për Fitër Bajram u mbajt edhe në rrethet e vendit, në xhamitë e mëdha të qyteteve, si në; Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Lezhë, Kukës, Fier, Lushnjë, berat etj.

Edhe Presidenti Bajram Begaj uroi dje besimtarët myslimanë duke theksuar se "përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit".

Një urim erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se besimtarët përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi.

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat".

Pritjet tradicionale u organizuan në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Nuk u zbatua orari i faljes së namazit të Bajramit! KMSH: Për arsye teknike të komunikimit në shesh, ata që s'ishin t'a falin në formën tradicionale

1743335871_aaa.JPG

Komuniteti Mysliman Shqiptar, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka marrë përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të Bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, 15 minuta më herët.

KMSH shprehet se është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

Për ata të cilët nuk arritën që ta kapnin në kohë faljen, KMSH sqaron se mund ta falin në shtëpi.

‘Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej. Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.

Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.

Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e besimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.

Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës. Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!

Ora 11:06
Besimtarët myslimanë në Elbasan falin namazin për Fitër Bajramin, qindra qytetarë mblidhen në qendër të qytetit

1743325812_rrr.JPG

Qindra besimtarë mysliman në Elbasan kanë marrë pjesë në faljen e Fiter Bajramit të mbajtur në qëndër të qytetit të Elbasanit.

Falja drejtohej nga myftiu Agim Duka. Pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, besimtarët myslimanë kremtojnë sot  festën e Fitër Bajramit. Mes njëri tjetrit ata  përcollën urimet më të mira.

Pas faljes Besimtarët festojnë këtë ditë të rëndësishme me familjen dhe miqtë.

Ora 09:54
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni

 

Falja e Namazit u krye në sheshin para xhamisë së madhe në qendër të qytetit të Durrësit.

Me qindra besimtarë u mblodhën në shesh dhe kryen ritin fetar herët në mëngjes.

Ata u falën për mbarësi, paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin.

“Në këtë ditë, ne lutemi për më shumë paqe e begati dhe për kujdes më të madh karshi njerëzve në nevojë”, tha teologu që mbajti kremtimin e faljes për Fitër Bajram.

Ora 09:51
Fiter Bajrami në Shkodër, myftiu jep mesazhe paqeje për të gjithë besimtarët shqiptarë

Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë.

Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet.

'Allahu i do të penduarit. Çdo kush gabon dhe ka gjynahet e tij të përditshme. Por, unë i fal të gjitha gjynahet. Mëshira e zotit është më e madhe se gjynahet tona', tha ai. 

Një mesazh e kishte edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.

Falja e namazit të Fitër Bajramit u organizua në xhamitë e qytetit të Shkodrës.

Ora 09:43
Festohet Fitër Bajrami/ PAMJET me dron, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët myslimanë shqiptarë kremtuan sot Fitër Bajramin me një falje në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, pas një muaji agjërimi e sakrificash.

Këto janë edhe pamjet me dron nga sheshi, ku mijëra besimtarë falën namazin nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahia.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Ora 09:16
Kremtimi i Fitër Bajramit, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Bota ka nevojë të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare!

 

Pas faljes së namazit në “Sheshin Skënderbej” me besimtarët myslimanë shqiptare, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, i cili drejtoi edhe kremtimin, dha një prononcim për mediat.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, teksa ngriti lartë vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, një shembull që duhet ndjekur nga e gjitha bota.

“Sot festojmë Fitër Bajramin, të sjellë mirësi dhe begati në shtëpitë tona në Shqipëri, paqe dhe begati në mbarë njerëzimin. Kam kënaqësinë që mesazhin ta përcjellë Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame”, tha Spahiu, duke ia kaluar fjalën kreut të Ligës.

Fjala e Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa:

Jam i lumtur që jam sot këtu me besimtarët myslimanë shqiptarë, për të ndarë gëzimin e Fitër Bajramit me të gjithë ju. Që arrita të ndaj me bashkëbesimtarët e mi mesazhet dhe faljen e namazit Fitër Bajramit. Ajo që desha të ndaja me ju dhe bashkëbesimtarët e mi, është rikujtimi i diçkaje që bota e di shumë mirë. Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm.

Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj”.

Ora 09:09
Sot Fitër Bajrami, pas një muaji agjërimi besimtarët myslimanë falin namazin në Berat e Korçë

 

Pas një muaji agjërimi, lutjeje dhe adhurimi, besimtarët muslimanë në qytetin e Beratit kanë kremtuar sot Fiter Bajramin, një festë që simbolizon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe mirënjohjen për mundin dhe sakrificat e bëra gjatë këtij periudhe. 

Kremtimi i kësaj dite të shenjtë nisi herët në mëngjes, në orën 06:10, me faljen e namazit të Fitër Bajramit. Me mijëra besimtarë morën pjesë duke u bashkuar në pedonalen kryesore të qytetit të Beratit për të kryer ritet e faljes, duke u lutur për më shumë paqe, mbarësi dhe begati për veten, familjet e tyre dhe për gjithë botën.

Ritet e faljes u udhëhoqën nga myftiu i qytetit të Beratit, Bilbil Talla, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe sakrificës që besimtarët bënë gjatë muajit të Ramazanit.

Ai e shprehu falënderimin për besimtarët, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë të jetojnë me virtyte dhe të mos harrojnë shpërblimin e madh që ata kanë arritur gjatë agjërimit dhe lutjeve të këtij muaji të shenjtë.

Fiter Bajrami, si çdo vit, ka sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe festë mes komunitetit musliman në Berat, duke i bashkuar ata në lutje dhe gëzim, duke forcuar më tej lidhjet shpirtërore dhe sociale mes njerëzve.

Ndërkohë, pas muajit të shenjtë të Ramazanit edhe në Korçë qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit.

Ceremonia ka nisur rreth orës 07:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljas Bej Mirahori. Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët. Gjithashtu edhe besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati në familjet e tyre.

Ora 08:53
Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Kukës e Lezhë në xhamitë e qytetit

 

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Lezhë kremtuan sot festën e Fitër Bajramit.

Ata u mblodhën në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhës Sadetin Kotorri. 

Në këtë ditë të shënuar, Myftiu i Lezhës përcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtë i ramazanit dhe Fiter Bajrami.

Pas faljes së namazit, besimtarët shkëmbyen urime mes njëri-tjetrit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar. Tradicionalisht, shumë prej tyre vijojnë të vizitojnë familjarët dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë, duke ruajtur kështu frymën e humanizmit dhe bujarisë që përçon kjo festë.

Ndërkohë, edhe besimtarët në Kukës falën Fiter Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Besimtarët përcollën urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, ndërsa myftiu i Kukësit Emirjon Vathaj përcolli mesazhe paqeje e solidariteti.

Ora 08:22
Fitër Bajrami kremtohet edhe në Vlorë, besimtarët falin namazin, luten për paqe e harmoni


Mëngjesi  i sotëm e gjeti Vlorën të mbushur me atmosferën e shenjtë të Fitër Bajramit. Besimtarët, të shumtë në numër, u mblodhën për të kryer faljen e kësaj feste të bekuar. Për shkak të mbylljes të Xhamisë së Plumbit për shkak të dëmtimeve që pësoi nga përmbytja  e fundit ceremonia u zhvillua në Pallatin e Sportit, i cili u mbush plot me besimtarë të devotshëm.

Ceremonia nisi me leximin e Kuranit, duke sjellë qetësi dhe reflektim te të pranishmit. Më pas, besimtarët u bashkuan në faljen e namazit, duke e kthyer këtë moment në një shenjë bashkimi dhe devotshmërie. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, mbajti një fjalim të ngrohtë, duke falënderuar komunitetin për përkushtimin e tyre në këtë muaj të shenjtë. Ai përcolli mesazhin e paqes dhe harmonisë, duke theksuar rëndësinë e vlerave familjare dhe solidaritetit.

Pas faljes, besimtarët shkëmbyen përqafime dhe urime të përzemërta, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Në fund, një koncert i organizuar nga Myftinia solli gëzim për të vegjlit, duke e përmbyllur këtë festë me hare dhe shpresë për ditë më të mira.

Fitër Bajrami nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një kujtesë për vlerën e mirësisë, paqes dhe unitetit. 

Ora 08:17
Festa e Fitër Bajramit në Fier, myftiu lutet për më shumë respekt e dashuri

 

Si në mbarë vendin edhe besimtarët muslimanë fierakë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi.

Besimtarët e të gjitha grupmoshave janë falur për mirësi shëndet dhe fat në familjet e tyre.

Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri - tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.

Ceremonia u mbyll me lutje të përbashkët ku besimtarët e shumtë kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin mesazhin e paqes dhe begatisë në cdo familje.

Ora 08:12
Fitër Bajrami në Lushnjë, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin kryesor të qytetit

 

Besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit pas muajit të agjërimit.

Në Lushnje, qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin qëndror të qytetit.

Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnje Alban Puka. 

Pas faljes, Myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit si dhe uroi besimtarët për begati paqe e lumturi në familjet e tyre dhe Zoti jua pranoftë lutjet.

A.Q/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 30/03/2025 22:10

    Mjerim kombtar.me ne fund armiqt ja arriten qellimit te tyre duke i ven Masken shqiptareve si popull i ardhur nga orienti.greqia feston clirimin e saj dje nga tirana sikur te ishte athina!ndersa sot kuvendoi hogja ne prani te gjergj kastriotit ..turpi per politikanet e shitur per karrike.

    Përgjigju
  • Erion Sheshi: 30/03/2025 17:43

    Gezuar The Gjitheve qe Agjeruan ! Ata qe Nuk Agjeruan Zoti Ju Dhente Kurajo ! Paqe dhe Dashuri Ne Familje . PSE the Gjite Komente Negative ?

    Përgjigju
  • '":;,*><_/=: 30/03/2025 14:34

    EUROPA ka zgjedh KRISHTËRIMIN,AZIA BUDËN,vëndet ARABE ISLAMIN.Shtrohet një pytje ku ban pjesë SHQIPËRIA????Kuptojeni o vllazën kaq e thjesht ashtë,prandaj skeni pse ti VËNI GJOKSIN Islamit.ISLAMI është i mir për ato vende që FLASIN ARABISHT,kultur,zakon e tradit ARABE!!ARABIZIMI i SHQIPTARËVE është një FATKEQËSI në rritje shum e RREZIKSHME!!

    Përgjigju
  • Alb: 30/03/2025 12:59

    refuzim me te madh se i behet erdoganit per bajram si ne stamboll edhe ne tirane myslimanet falen jashte xhamive te termetit te ajdutit erdogan

    Përgjigju
    • Lui: 30/03/2025 13:48

      As une nuk e kuptova se perse nuk u be falja ne xhamine e re. Sikur thane qe kapaciteti arrin deri ne 4 mije persona. Pse vazhdojne te falen ne shesh?!

  • Qytetari: 30/03/2025 12:13

    Rama perfundimisht eshte gjigand. E zbuloi Skenderbeun fiks per festen ne shesh. Je i paarritshem. E ke voten time perjete.

    Përgjigju
  • Aleks: 30/03/2025 12:05

    Sot degjova per herë tè pare se cfare flet hoxha. Para besimtareve. Ku degjova vetem arabisht. Shqiperia ka gjuhen shqipe jo arabishten. Pashe qe skenderbeu ishte mbuluar. Pse? Dhe un mendij cfare fluste. Skenderbe né tè izoluam. Tè isoluam. Tani jemi trima po flasim arabisht etj etj

    Përgjigju
    • Indrit: 30/03/2025 20:29

      Statuja ishte e zbuluar

    • Per Maren: 30/03/2025 20:29

      O Mara pse jeton ne vend Kristian si Italia ti?? Pse nuk emigroni ne arabi, turki....fajin e ka Europianet

    • Mara emigrante ne Itali: 30/03/2025 13:32

      Zgjuarsi e pa pare Aleks .Mbulimin e Skenderbeut ju a kane arsyetuar qellimin .I ftuari vertet foli arabisht por u perkthye edhe shqip , apo nuk e degjove dhe po flet si è ema e zeqos ne maje te thanes , ate shpirt ligesine qe ke .

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Çaça: Lufta e brendshme e PD-së ndodh edhe sepse nuk besojnë te fitorja e zgjedhjeve, e kundërta ndodh te PS-ja!

Çaça: Lufta e brendshme e PD-së ndodh edhe sepse nuk besojnë te fitorja e zgjedhjeve, e kundërta ndodh te PS-ja!