Kremtohet në Vlorë festa
tradicionale e fshatit të Kaninës

Festa e fshatit të Kaninës, 3 km larg qytetit të Vlorës, mblodhi mbrëmjen e së hënës banorë të shumtë të kësaj zone. Në këtë festë të organizuar nga shoqata kulturore-patriotike “Kanina” njërëz të shumtë mbushën kalanë shekullore, ku edhe ndoqën një koncert të larmishëm me muzikë popullore vlonjate, këngë polifonike dhe valle.

Kryetari i shoqatës kulturore-patriotike “Kanina”, Fate Velaj, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se “Kanina për qindra vjetë, ishte koka nga ku drejtohej qyteti poshtë tij dhe shpesh herë perandoria otomane qindra kilometra larg.

Nuk ishte rastësi që Skënderbeu erdhi në Kaninë për të kërkuar nuse vajzën e princit të jugut, Gjergj Aranitit e kështu të bashkonte Shqipërinë të cilën vite më vonë, Ismail Qemali nga Kanina do ta shpallte të pavarur”, shtoi Velaj.

Në fjalën e tij, Velaj solli edhe përshëndetjen e kryeministrit Edi Rama si dhe premtimin e tij se Kanina, do të jetë pjesë e rilindjes urbane, do të rindërtohet sheshi, ujësjellësi e rruga për në fshat dhe gjithashtu, nuk është rastësi që nga Kanina kalon bypassi i Vlorës.

Fshati i Kaninës ndodhet 3 km larg qytetit bregedtar të Vlorës. Në këtë fshat ndodhet edhe kalaja e Kaninës, e cila është ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s. Kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skëndërbeu ndaj pushtuesve turq.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë