Krenar Ahmetaj "heq" uniformën
dhe gradat prezanton "Miss Globe"

Krenar Ahmetaj dhe gradat prezanton "Miss Globe"">
Era e festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ndihet edhe në spektaklin ndërkombëtar të bukurisë, "Miss Globe 2012". "Deliart Association", e cila e organizon për të nëntin vit këtë event në Shqipëri ka menduar të vij ndryshe këtë vit. Jo vetëm në turin që do të zhvillojë për vajzat, por edhe për prezantuesin e përzgjedhur që këtë vit do të një emër i njohur në policinë shqiptare, por jo në art siç është ai i Krenar Ahmeti. "Kemi menduar të sjellim diçka ndryshe këtë vit dhe Ahmeti nuk është vetëm imazhi i policisë por njëkohësisht edhe një imazh social", u shpreh gjatë konferencës për shtyp producenti Petri Bozo. "Është një kënaqësi e madhe që këto shtojzavalle ti prezatojmë në Vlorën tonë të bukur e heroike, ku para 100 vjetësh u ngrit flamuri jonë dhe sot pas kaq vitesh ai flamur, do të shoqërohet edhe nga 50 flamuj të tjerë" tha kryepolici Ahmeti. Ai shtoi se " pa dashur të fshehim emocionin ky prezantim është një përgjegjësi shumë i madh për mua . I pyetur nëse kjo ishte një ëndërr e tij ai tha se, "nuk mund ta quaj ëndërr sepse nuk është ky profesioni im dhe nuk pretendojë të bëhem prezantues, por mua më pëlqen shqipja e bukur". Pyetjes së suplementit TH&TH nëse do të kishte një partnere në krahë, Bozo iu përgjigj se patjetër që do kishte një partnere pasi kjo nuk ishte një detyrë e lehtë kur del për herë të parë në skenë, por ky fakt do të zbulohej në javët në vijim. Përveç turit të kthyer traditë tashmë nëpër trevat historike dhe turistike të Shqipërisë, vajzat konkurente do të jenë protagoniste edhe në dy spektakle të mëdha, njëri në Kosovë dhe tjetri në Maqedoni. Sipas organizatorit shqiptar të këtij eventi, producentit Petri Bozo, deri tani kanë dhënë konkfirmimin e pjesëmarrjeses 34 vajza nga vende të ndryshme, numër që pritet të shkojë në 58, më i madh se çdo vit tjetër. Mbrëmjen e 10 nëntorit në Pallatin e Sportit në Vlorë do të mbahet spektakli i madh, në të cilin Shqipëria do të përfaqësohet nga bukuroshja Kleoniki Delijorgji, fituese e edicioni të këtij viti të "Miss Shqipëria". Ndërsa Kosova do të prezantohet nga Miss Diaspora bukuroshja, Loreta Abdyli.
(Shkrimi u publikua sot ne THASH&THEM)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë