‘Krenar për Ballkanin, mposhtëm një rival me 30 mln euro buxhet!’ Drejtori Nexhipi për Report TV: Trajneri Daja te Kombëtarja? E ngacmoj shpesh

Skuadra shqiptare e Kosovës, Ballkani, bëri surprizën e madhe të enjten duke mposhtur 3-4 në Turqi ekipin e Sivaspor për grupet e Conference League. Një fitore mbreslënëse që ka entuziazmuar pafund në Kosovë dhe në trojet shqiptare, ndërsa për Report Tv Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Ballkanit, shprehet krenar.

“Kishim përballë fituesin e Kupës së Turqisë Sivasporin. Ekip që është me shumë traditë dhe vitet e fundit pothuajse ka marrë pjesë gjithmonë në Kupat e Europës. Është një ekip me buxhet 30 milionë euro,”-tha ai.

Si pasojë e rezultatit historik Ballkani mban vendin e parë në grupin e Conference League dhe tani oreksi është shtuar. Nga objektivi për paraqitje dinjitoze skuadra po mendon për kalimin në raundin me elimin im direkt.

“Ne e kemi parë që mund të befasojmë çdo ekip dhe po bëjmë ndeshje shumë të mira. Besoj që do shkojmë aq sa mundemi dhe do tentojmë që befasojmë këdo për të marrë maksimumin nga grupet,”-u shpreh ai.

Trajneri i skuadrës Ilir Daja, një njohje e madhe e Superligës shqiptare, po lakohet shumë si pasuesi i Edy Reja-s në kombëtare, por Nexhipi e mohon që kjo të ndodhë shpejt.

“Trajneri Ilir Daja ka kontratë afatgjatë me ne. I kemi rinovuar për dy vitet e ardhshme. Unë e ngacoj ndonjëherë dhe i them që pret puna edhe pak. Ta mbarojmë këtë që kemi nisur këtu njëherë dhe pastaj të vazhdojmë më gjerat e tjera,”-tha ai.

Përveç Sivasporit Ballkani është në grup me Sllavia Pragën dhe CFR Cluj.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës