Sivasspor 3 - 4 Ballkani (Ulvestad 1', Yesilyurt 75', 90+1 / Thaqi 20', Potoku 31', Korenica 66', Krasniqi 90+4')
Ballkani ka fituar 3-4 me Sivasspor në Conference League, duke shkruar historinë në Europë. Një ndeshje e "çmendur" me shtatë gola në Turqi ka bërë që skuadra e Ilir Dajës të marrë tri pikët e para në këtë kompeticion, gjë që më parë nuk e kishte bërë asnjë skuadër nga Kosova.
Ndeshja nisi keq për suharekasit, që u ndëshkuan pas pak sekondash lojë nga Ulvestad. Në të 20 dhe 31 minutë kanë qenë Thaqi dhe Potoku që gjetën avantazhin e Ballkanit. Në minutën e 66 ndeshja shkoi 1-3 me Korenicën, ndërsa Yesilyurt me dopietë barazoi gjithçka. Në minutën e katërt shtesë Krasniqi do çonte peshë Ballkanin, që merr kështu fitoren e parë me rezultat 3-4.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve pas tre ndeshjeve, duke ndarë kreun me Sivasspor dhe Slavia Praga, ndërsa çekët kanë një ndeshje më pak.
90+8' Ballkani fiton 3-4.
90+4' Gool! Krasniqi kalon sërish në avantazh Ballkanin, emocione në Sivas.
75' Yesilyurt ngushton shifrat në 2-3.
66' Korenica shënon golin e tretë te Ballkani. Model kombinimi me kapitenin Thaçi. Suharekasit drejt historisë.
60' Ballkani dominon lojën, dy raste për suharekasit.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet 1-2 pjesa e parë.
31' Arbër Potoku përmbys ndeshjen, Ballkani merr avantazhin pas një aksioni model.
20' Armend Thaqi realizon një kryevepër nga 30 metra dhe vendos ekuilibrat. Kapiteni i Ballkanit "çmend" stadiumin.
1' Më pak se një minutë lojë, Ballkani ndëshkohet nga Sivasspor. Vendasit kalojnë në avantazh me Ulvestad.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani Trajner: Ilir Daja
Sivasspor: Varal, Yesilyurt, Goutas, Coner, Çiftçi, Arslon, Ulvestad, Charisis, Sabia, Gradel, Yatabare Trajner: Riza Calimbay