Krenar që jemi shqiptar,Rama fton
diasporën në samitin e I në Tiranë/VD

Krenar që jemi shqiptar,Rama fton<br />diasporën në samitin e I në Tiranë/VD
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një video të postuar në profilin e  tij në facebook është shprehur se për herë të parë në Tiranë do të organizohet Samiti i Diasporës Shqiptare më 18-20 nëntor.

Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen që të bëhen pjesë e këtij takimi historik. "Ky takim historik në shkallë mbarëkombëtare është një sprovë që besoj se do të na ndihmojë që të diskutojmë dhe të gjejmë të gjithë së bashku rrugët dhe mënyrat se si mund të vihemi më mirë në shërbim të gjithçkaje që na bashkon", është shprehyr Rama.

"NJË SAMIT PËR DIASPORËN
Në 18-20 nëntor të këtij viti, Qeveria Shqiptare organizon në Tiranë Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare. Kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet shumë të veçantë, mund të informohet përmes faqes onlineëëë.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerimet e veta apo të regjistrohet për të marrë pjesë.
 
Të dashur bashkatdhetarë kudo që jeni kam kënaqësinë dhe nderin e posaçëm t'iu ftoj të bëheni pjesë e samitit të parë të diasporës shqiptare që do të mbahet në Tiranë nga data 18 deri në 20 nëntor të këtij viti. Ky takim historik në shkallë mbarëkombëtare është një sprovë që besoj se do të na ndihmojë që të diskutojmë dhe të gjejmë të gjithë së bashku rrugët dhe mënyrat se si mund të vihemi më mirë në shërbim të gjithçkaje që na bashkon dhe që e ndajmë me njëri-tjetrin për të ruajtur dhe forcuar identitetin tonë kombëtar  për mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë tonë të pasur, e gjithçka tjetër që na bën krenar që jemi shqiptar. Mirësevini  në Tiranë në nëntor të këtij viti për këtë sprovë të parë, këtë samit të parë të diasporës shqiptare
", është shprehur Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City