‘Krenarë dhe pastërtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë’, Rama publikon videon sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, duke ruajtur kështu atraksionet natyrore dhe kulturore, sidomos në këtë periudhë të rritjes së vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Videoja sensibilizuese e Ramës në rrjetin social “Facebook”, tregon Shqipërinë nga veriu në jug nëpërmjet valleve karakteristike të secilës zonë, ndërsa valltarët hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, duke promovuar kështu edhe një Shqipëri të pastër.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë mesazh për një Shqipëri të Pastër, ku bukuritë e natyrës i kemi pa kursim, trashëgiminë kulturore po ashtu dhe ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë është t’i duam e t’i mbrojmë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pushues: 24/06/2024 10:49

    Shum e drejtë zoti Rama për një Shqipëri të pastër! Por bandat e policisë kufitare që monitorojnë bregdetin për skafët motorët e ujit dje në Velipojë lanë me qindra fëmijë pau larë në det për ndotjen e ujit me benzinë dhe spektalëve të motoristëve të pa ndërgjegjshëm që policlt hajdutë marin para për të mbyllur sytë për veprimet që bonin motoristët dhe pronarët e tyre. Pa përmendur rojet bregdetare që nuk ekzistojnë, dhe hapësirat publike që mendihmen e hajutëve që i monitorojnë i kaë zanun përsëri në Velipoj Zoti Rama.Ka dhe dy muaj plazhë mund të reflektojë Bashkia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi