'Krenarë për të gjithë ju' - Meta mirënjohje për bluzat e bardha në frontin e parë kundër COVID-19

'Krenarë për të gjithë ju' - Meta mirënjohje për bluzat e bardha në frontin e parë kundër COVID-19

TIRANE - Presidenti Ilir Meta përshëndet detyrën fisnike të mjekëve, infermierëve e sanitarëve që sot janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.

"Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit Krenarë për të gjithë ju!", shkruan Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:11
Kardiologu i ‘Shefqet Ndroqit’ apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, është luftë e një lloji tjetër

1584085263_51031561705coronavirusitaliabollettinooggi.jpg

Tashmë në Shqipëri numri I të prekurve është 33 dhe një e vdekur në Durrës.

Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin “Shefqet Ndroqi”, u ka kushtuar një shkrim qytetarëve, kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po përballen me COVID-19 në Shqipëri.

Në postimin e tij thotë se këshilla e vetme që jep si mjek është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, e të mos u bëjnë xhiro fëmijëve, apo të dalin edhe vetë. 

Ai shprehet se edhe kur u mbaron orari I punës ata u përgjigjen pacientëve të tyre në cfarëdolloj mënyre.

Postimi i plotë i kardiologut:

Ju lutem, mos na quani HERONJ më!

Edhe atëherë kur harroni ekzistencën e mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, edhe atëherë kur i shani me të gjitha fjalët e këqija që gjenden në fjalor dhe më shumë, ne jemi në punë çdo minutë të jetë sonë. Edhe kur na mbaron orari i punës, përgjigjemi në telefon, ëhat’s app, viber, facebook ndaj çdo ankese të pacientit. Sa herë që na keni sharë, është parë që nuk gjykohet drejtë, andaj dhe gjykimi i tanishëm nga ana juaj nuk na duhet.

Ne kalojmë çdo ditë duke luftuar një pafundësi sëmundjesh e diagnozash. Aktualisht po merremi me vetëm NJË (1) diagnozë, patjetër shumë të rrezikshme dhe pandemike.

Ju lutem, shfrytëzoni këtë moment ku po rezultojmë heronj për ju dhe “taposeni” përfundimisht në kokë që ne kemi një betim ndaj vetvetes që çdo njeri do ta trajtojmë si familjarin tonë dhe se të bësh mjekësi ka të mira të pafundta, por dhe këto situata.

Kjo është luftë e llojit tjetër. Me plumba luftojnë ushtarët, në pandemi jemi ne ushtarët. Do donim shumë të qëndronim në shtëpi edhe ne, por as nuk e diskutojmë në asnjë moment që do jemi në spitale deri sa ta qërojmë dhe këtë kërcënim ndaj njerëzimit, me apo pa “kurajën” tuaj që na jepni duke na quajtur “heronj”!

Ju lutem, si mjek, ju vetëm rrini në shtëpi, se nuk është kohë për të dalë te liqeni për t’i bërë xhiro nipçes apo mbeskës, se i kanë heq nga shkolla.

Nuk dua të merrem fare me faktorët e mjerueshëm personale që kemi secili nga ne, në punën tonë të përditshme, të cilat i dinë vetëm familjarët e miqtë e ngushtë që habiten kur i dëgjojnë. Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!

Kjo është situatë e rëndë. Nuk na duhen elozhet tuaja, por bashkëpunimi juaj me këshillat e OBSh-së dhe tonat. Pikë!

Ju uroj jetë të gjatë dhe do ta kalojmë këtë situatë të gjithë me kontributin e vet! Ne jemi GJITHMONË këtu dhe, siç e tregon historia, përkushtohemi më shumë ndaj jush, se sa ndaj vetes e familjarëve tanë, ÇDO DITË!

Ora 13:21
Mjekët-Heronj mesazh për të gjithë qytetarët: Ne nga spitali e ju nga shtëpia, t’i heqim kurorën këtij virusi! (FOTO)

Mjekët-Heronj meritojnë një respekt të madh në këto kohë të vështira.

Ata po rrezikojnë jetën e tyre për të qenë në krye të detyrës më humane që mund të ekzistojë, në shërbim të personave që kanë nevojë për ndihmë.

Mjekët që ndodhen në karantinë janë më të rrezkuarit, sepse janë në kontakt të vazhdueshëm ne personat e prekur nga COVID-19.

Disa nga fotot shpresëdhënëse në këto kohë të vështira janë shpërndarë në rrjete sociale nga mjekët e spitalit infektiv “Nënë Tereza” që tashmë është kthyer në karantinë.

“Ne në reanimacion, ju qëndroni në shtëpi” dhe “Ne nga spitali dhe ju nga shtëpia, t’I heqim kurorën këtij virusi”, janë mesazhet e mjekëve apo infermierëve për të gjithë.

Kërkohet një bashkëpunim I madh nga të gjithë, për ata që janë në shtëpi dhe ata në spital.

Prandaj është një thirrje globale që të qëndroni në shtëpi për të mirën e të gjithë botës.

Ora 11:46
Mesazhi simbolik për bluzat e bardha: Ndihemi krenarë për punën tuaj në këto ditë pandemike. Faleminderit për ç'ka bëni

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë dhe urdhri i Infermierëve ka vlerësuar me një simbolikë të veçantë punën që bluzat e bardha po bëjnë në front të parë në betejën kundër koronavirusit.

"Mjekë dhe infermierë, ndihemi krenarë për punën tuaj në këto ditë pandemike. Faleminderit për ç'ka bëni", lexohet në pankartë

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjafte me propagante ..!: 13/03/2020 15:47

    E bisher e vrate e perrhunuat kete Popull te paditur z.President sebashku me Serbin Sali Lulushka Monika e grupi Ciftelia ! Zoti te denofte Ty te pare..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë