Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla zhvilloi një takim këtë të mërkurë me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se me VanHorn, temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive.
Balla shtoi se Shqipëria është krenarë që do presë samitin e NATO-s vitin e ardhshëm dhe rmbështet vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump për fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Gjithashtu, Balla nënvizoi se në takimin me VanHorn, u diskutua për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve.
“Ndërsa nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret Kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi.
Gjithashtu diskutuam për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicijimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve. Vlerësova lart mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, shkruan Balla.
Komente










