“Krenare që në vena kam gjak shqiptari”, Rita Ora flet për biseksualitetin: Kisha frikë ta bëja publike

“Krenare që në vena kam gjak shqiptari”, Rita Ora flet për biseksualitetin: Kisha frikë ta bëja publike

Këngëtarja Rita Ora

Rita Ora e ka nisur karrierën e saj që në vitin 2012 me publikimin e albumit të saj “Ora”, por më pas e la muzikën ën heshtje për t’ju përkushtuar festivaleve si juriste në: “The Voice”, “The X Factor” dhe “America’s Next Top Model”. Madje ajo u bë pjesë e aktrimit në filmin “Fifty Shades of Grey”. Tashmë kur Rita ka gati albumin e saj të rradhës me titull “Phoenix”, shqiptarja ka bërë një rrëfim për revistën “Stylish” ku tregon rrugëtimin e jetës së saj për të mbërritur aty ku është.

 “Kam mësuar si të bie në paqe me ndjenjat e mia nga ky album, si të flas për to dhe si të kërkoj ndihmë kur është nevoja. Mendoj se ky është një hap i madh për të gjithë. Mendoj se është kaq e rëndësishme që të mos kemi turp të kërkojmë ndihmë. M’u hapën sytë. Doja të sillja një fillim të ri, prandaj edhe e quajta ‘Phoenix’. Dua të frymësoj gjithë njerëzit që të besojnë se ka përherë një fillim të ri,”- ka treguar këngëtarja.

Më tej Rita foli dhe për biseskualitetin e saj, dhe tha që si fillim kishte frikë ta tregonte.

“Ka qënë gjithmonë një temë shumë e ndjeshme për mua. Ishte historia ime dhe e dija që shumë njerëz do të surprizoheshin sepse unë nuk kisha folur në publik më parë në lidhje me këtë gjë. Unë nuk mendoj se do ta kisha treguar këtë sot po të mos ishte për komunitetin LGBT si dhe për fansat e mi. Ishte një moment në jetën time që doja t’i jepja shumë besim vajzave të cilat ndihen në kurth dhe nuk mund t’i tregojnë prindërve se janë lezbike. Unë doja t’i jepja njerëzve një fije shpresë që edhe ata ta kalonin këtë. Kjo është historia ime dhe e vërteta ime. Unë nuk kisha frikë ta bëja publike. Prita sepse mendoj se nuk ishte koha e duhur. Unë jam një person adult, ndjeva nevojën se duhet ta bëja këtë për të ecur përpara. Jam shumë krenare për atë që jam dhe rrugëtimin që më solli këtu. Çdo njeri duhet të kalojë këto gjëra për të mësuar më shumë në lidhje me veten,”- rrëfeu bukuroshja bionde.

Sigurisht që Ora nuk mund të rirnte pa folur edhe për rrënjët e saj shqiptare. Ajo u shpreh për britaniken se është krenare që në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.

“Nuk ka fjalë për të shprehur sa krenare jam për rrënjët e mia. Performova në fillim të këtij viti në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Në familjen tonë, ne komunikojmë shqip shpeshherë sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne,”- përfundoi këngëtarja Rita Ora.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës