Bashkia Has, në bashkëpunim me Diasporën Hasjane dhe me mbështetjen e Policisë së Hasit, organizoi një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë territorin e bashkisë dhe përgjatë rrugëve nacionale.
Nën moton “Krenari ta mbash të pastër vendin tënd!”, nisma synon përmirësimin e mjedisit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të hapësirave publike dhe depozitimin e mbetjeve në vendet e përcaktuara.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bledar Lushi, vlerësoi bashkëpunimin me Diasporën Hasjane, duke e cilësuar këtë nismë si një shembull të mirë për sensibilizimin e komunitetit në mbrojtje të mjedisit.
Gjatë aksionit, pjesëmarrësit pastruan rrugë, ambiente publike dhe hapësira të ndryshme, duke përcjellë mesazhin se kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e të gjithëve.
Komente







