Krerët e kompanive suedeze janë
kundër dëbimit të të huajve

Krerët e kompanive suedeze janë<br />kundër dëbimit të të huajve<br>
Krerët e kompanive të mëdha suedeze, si Ericsson dhe H&M, dënuan sot dëbimin për motive burokratike të punonjësve të huaj të kualifikuar, ndërkohë që vendi ka mungesë të theksuar të krahut të punës në disa sektorë kyç.

“Këto dëbime dëmtojnë ekonominë produktive. Kompanitë suedeze kanë nevojë për rekrutime në mbarë botën”, shkruajnë në të përditshmen financiare “Dagens Industri” (DI) Börje Ekholm dhe Stefan Persson, si dhe 30 drejtues kompanish të vendit skandinav.

“Ne nuk mund të shpresojmë që inxhinierët, teknicienët informatikë apo specialistë të tjerë të lënë vendet e tyre, nëse rrezikojnë të dëbohen nga Suedia për motive të paparashikueshme”, shtojnë ata.

Zyra e migracioni nuk shprehet kurrë për rastet individuale, por justifikon këtovendime në emër të respektimit të rregullave dhe koherencës së sistemit.

“Por, ky sistem absurd dobëson konkurrencën e Suedisë”, nënvizoi Jenny LindenUrnes, drejtuesja e grupit Linden.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet