Pas deklaratës së të majtëve evropianë të cilët kanë kërkuar nga Rama-Meta të bashkëpunojnë në favor të një fitoreje në zgjedhje, krerët e rretheve të PS dhe LSI janë shprehur pro koalicionit. Flasin krerët e majtë vendorë në Elbasan, Vlorë, Korçë, Lezhë.
Si e komentoni idenë e bashkëpunimit PS-LSI që është sugjeruar të majtën evropianë dhe të Internacionales Socialiste, a ka mundësi reale të ndodh një?
Astrit Halili, kryetari i PS Elbasan: Ne sot jemi një parti opozitare dhe nesër do të drejtojmë vendin, prandaj për këtë arsye koalicioni ynë është i përgatitur me të gjitha aleatët e vet që të marrin një fitore në 23 qershor. Jemi të hapur për ç’do forcë politike që i bashkohet formacionit tonë dhe që ka në qendër të programit të saj, largimin e Sali Berishës nga qeveria.
Është ende herët të flitet për baza të mirëfillta në qarkun e Elbasanit por, ne jemi një parti konstruktive dhe e shikojmë bashkëpunimin si prioritet dhe bashkëpunimi më LSI mund të realizohet, pse jo!?
Pjerin Xhuvani kryetar i LSI Elbasan: Është një deklaratë që ka në themel bashkimin e dy forcave të majta, atëherë nuk shoh asnjë gjë të ketë që LSI të ketë koalicion me PS. Sa për bashkëpunimin është konventa ajo që vendos! Që mbahet më 14-15 prill.
Do jetë konventa që do vendosë se në ç’ baza reale do të realizohet ky bashkëpunim. Sigurisht që jam pro! Kur LSI, bashkëpunoi me PD që është një forcë e djathtë, s’shoh asnjë gjë të keqe që të rikthehet tek formacioni natyral pra, PS.
Xhevahir Çeloaliaj, kryetar i PS, rrethi Vlorë: Jemi të gatshëm për një bashkëpunim të tillë. Duhen lënë mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet e aludimet e tepërta. Ka ardhur koha për bashkëpunim në mënyrë që vendi ynë të mos vuajë më këtë krizë.
Një bashkëpunim midis këtyre dy forcave është e domosdoshme për të rrëzuar këtë qeveri që s’po bën gjë tjetër veç po zhyt vendin më shumë në krizë. E shoh të domosdoshme. Nëse në Tiranë do arrihet një bashkëpunim i tillë dhe ne jemi të gatshëm në Vlorë për një mundësi më të mirë për vendin tonë.
Kjo qeveri ka skaduar, i ka ardhur fundi dhe ajo që ne duhet të mendojmë si PS ashtu dhe LSI është se duhet një bashkëpunim i tillë për të menduar për të ardhmen e vendit, për një Shqipëri të zhvilluar. Ne në Vlorë ende s’jemi mbledhur për një gjë të tillë. Do shohim çfarë do arrihet në Tiranë dhe ne do veprojmë nga ana jonë.
Shkelqim Selami, kryetar i LSI Vlorë: Ne jemi një forcë politike që veprojmë si një trup i vetëm ç’ka do thotë nëse kreu i saj Ilir Meta vendos që të ketë një aleancë me PS dhe ne si parti në Vlorë do e mbështesim. Nëse Meta mendon që duhet bashkëpunuar me PS për një të ardhme më të mirë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.
Jemi parti që pretendojmë të marrim në zgjedhjet e 23 qershorit 12 deputetë nëse dalim si forcë e vetme. LSI është e gatshme për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë dhe të integrimit në BE përmes miratimit të tre ligjeve. Por vendimi do të merret në konventën e ardhshme të LSI.
Agustin Marku, kryetar i PS Lezhë: Ndërkombëtarët vazhdojnë të bëjnë thirrje si zakonisht e që tashmë jemi mësuar me ta. Të njëjtën gjë bënë dikur dhe për zgjedhjet, madje duke thënë se ato ishin më të mira se të mëparshmet etj.
Lideret e majtë që e bëjnë këtë thirrje kanë partitë e tyre në vendet përkatëse në renditje elektorale e treta apo e katërta dhe çfarë mund të presësh nga ata. Thirrja për të bërë PS aleancë me LSI është njëlloj si të thuash bashkohu me dhelprën për të mundur ujkun ose më shkoqur së bashku me hajdutin mund të mundësh hajdutin.
Une besoj se aleanca me LSI është mbyllur me 21 janar 2011. Gjaku i 4 personave të vrarë në bulevardin dëshmorët e kombit atë ditë e ka mbyllur historinë e kësaj aleance. Megjithatë në politikën shqiptarë gjithçka po ndodh.
Piro Kapurani, sekretari politik i LSI Korçë: LSI është e hapur për çdo bashkëpunim. I vlerësoj pozitivisht thirrjet e bëra nga ndërkombëtarët për bashkëpunim mes dy partive të majta. LSI si forcë politike e qendrës së majtë, çka duket dhe nga programi i saj ka qenë dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha ato forca politike që synojnë demokratizimin e jetës së vendit dhe integrimin e tij në Evropë.
Por, kur është fjala për bashkëpunim e partneritet në prag të një fushate si e 23 qershorit, atëherë le të presim vendimin unanim të Konventës të LSI që mbahet këtë muaj. Shpreh mendimin se LSI, duke ecur përpara nuk do të thotë se ka prishur urat me të kaluarën.
PS Korçë: Presim reagimin zyrtar të kryesisë së PS.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com