BEOGRAD - Krerët shtetëror serb, mblidhen sot të shqyrtojë, siç thuhet, strategjinë e dialogut për raundin e tetë të bisedimeve me Kosovën që mbahet me 2 prill, shkruan gazeta serbe “Novosti”.
Pritet që raundi i radhës të jetë vendimtar për rrugën e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane shkruajnë mediat serbe.Krerët më të lartë të shtetit serb pritet të koordinojë veprimet e tyre, pasi sipas palës serbe në raundin e fundit nuk janë regjistruar përparime sa i përket kërkesave të Serbisë që Asociacioni i Komunave serbe në veri të ketë kompetenca ekzekutive.
Sipas palës serbe, oferta e Bashkimit Evropian në raundin fundit ka qenë e pa pranueshme. Duke pasur parasysh faktin se 2 prilli do të jetë vendimtar për procesin e marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, strategjia për datën 2 prill, do të bisedohet sot nga presidenti, Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçqc, zëvendëskryeministri Vuciq dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.
Nëse me 2 prill nuk arrihet kompromisi që Serbia duhet ta bëjë, procesi i integrimeve evropiane do të duhet të presë pjesën e dytë të vitit 2014. Përveç mbledhjes së krerëve më të larët shtetëror, nuk përjashtohet mundësia që për këtë çështje të mblidhet edhe Kuvendi i Serbisë.
Zyrtarë të Kuvendit të Serbisë kanë deklaruar se edhe Kuvendi i Serbisë do të duhej të deklarohej për ofertën e BE-së për Asociacionin e Komunave serbe të bërë nga zonja Ashton në takimin e fundit. Përfshirja e Kuvendit të Serbisë në këtë çështje më shumë kërkohet nga opozita serbe, kurse zyrtarë brenda qeverisë, u kanë thënë mediave se në zgjidhjen e kësaj situate nuk ka pse përzihet Kuvendi i Serbisë.
Opozita serbe, sidomos partia e Voisllav Koshtunicës ka deklaruar se Qeveria serbe po përgatitet të pranojë planin e Ahtisarit për veriun dhe këtë ta prezantojë pastaj para opinionit në serbi si triumf të saj.
(Marrë nga RTK)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com