Krerët e Bashkive “të krimbur”, 7
prona për person, vetëm 2 pa asnjë

Krerët e Bashkive “të krimbur”, 7<br />prona për person, vetëm 2 pa asnjë
Sipas një studimi të Open Data Albania, nga 61 kryebashkiakë të zgjedhur për mandat drejtues në vitet 2015–2019, 46 kanë bërë deklarime të plota nga viti i parë i marrjes së një mandati deri në vitin 2015. Për këta kryebashkiakë, për të cilët kemi deklarim fillestar dhe ndër vite, rezultojnë nën zotërim, së bashku me anëtarë të familjes, në total një numër prej 317 pronash të patundshme në pronësi.

Nga këto 317 prona, 141 rezultojnë të jenë banesa, 50 troje, 46 toka bujqësore, kullota dhe pyje, 72 ambiente shërbimi si dyqane, zyra dhe parkingje. Këto prona të patundshme janë të deklaruara se ndodhen në territorin e vendit dhe vetëm për një rast rezulton me prona jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Fjala është për kryebashkiakun e Cërrikut, Altin Toska, i cili ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 85 metra katror, një garazh me sipërfaqe 25 metra katror dhe një kantinë me sipërfaqe 8 metër katror në Brescia, Itali.
Ndërkohë, janë dy kryebashkiakët që deklarojnë se nuk kanë asnjë pronë të patundshme nën zotërim apo pronësi. Numri i kryebashkiakëve që kanë nga zero deri në tri prona të patundshme është 15, me 4 ose 5 rezultojnë 14, me 6 deri 10 prona të patundshme 9 kryebashkiakë.

Sipas analizës, 6 kryebashkiakë kanë më shumë se 10 prona të patundshme nën zotërim dhe pronësi individuale, familjare apo të regjimit martesor. Këta kryebashkiakë janë Basir Çupa, Bashkia Klos; Eduart Kapri, Bashkia Pogradec; Fiqiri Ismaili, Bashkia Vorë; Gjon Gjonaj, Bashkia Pukë; Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec dhe Tonin Marinaj, Bashkia Malësi e Madhe. 
 
Vlera
Në lidhje me vlerat monetare të këtyre pronave, këto nuk mund të përllogariten me saktësi, përsa kohë që këto prona kanë kryesisht specifikime vlere sipas çmimeve të tregut në vite të ndryshme. Vlerat janë vetëdeklaruar sipas proceseve të legalizimeve, momentit të privatizimeve apo blerjeve të hershme. Deklarimi i pasurisë nuk detyron palët të bëjnë deklarime sipas çmimeve të referencës për sipërfaqe ndërtimi apo terreni në pronësi. 

Kjo praktikë në kushte të një tregu me shumë dinamikë në vitet e fundit, bën të pamundur një vlerësim real. Duke konsideruar vlerat e vetëdeklarimit, rezulton se 25 kryebashkiakë vetëdeklarojnë për pronësi me vlerë nën 50 mijë euro, 10 kryebashkiakë vetëdeklarojnë se zotërojnë 50 deri 100 mijë euro prona dhe janë 11 kryebashkiakët që zotërojnë prona me vlerë mbi 100 mijë euro. Interesante paraqiten deklaratat e disa kryebashkiakëve, të cilët zotërojnë njëkohësisht të katër kategoritë e pronave: banesa; troje-sipërfaqe ndërtimi; toka bujqësore, kullota e pyje dhe ambiente shërbimi. Kryebashkiakë që zotërojnë dhe kanë në pronësi të katërta këto kategori janë: Basir Çupa, Fatos Tushe, Fiqiri Ismaili, Gjon Gjonaj, Jorgo Goro, Përparim Shametaj dhe Rajmondaj Balilaj. 

 Kush është burimi i pasurisë së kryebashkiakëve

Në element tjetër i hulumtimit në këtë artikull të Open Data Albania është edhe burimi i deklaruar i pasurisë. Konkretisht, është bërë kategorizimi në blerje me të ardhura nga puna apo biznesi i deklaruar (zakonisht këto vërtetohen me bordero ose me pasqyra financiare); legalizim prone; privatizim; me çelje trashëgimie, si trashëgimi ligjore apo testament; kredi bankare dhe borxhe tek të tretë; dhurata; të ardhura nga emigracioni i ligjshëm apo klandestin; fituar me Ligjin 7501 Për ndarjen e tokave bujqësore dhe prona të fituara me kthim dhe kompensim të ish-pronarëve. Deklarojnë se kanë krijuar pasuri me të ardhura nga emigracioni 5 Kryebashkiakë. Pasuri që lindin nga trashëgimia shënohen në 7 raste, 23 kryebashkiakë deklarojnë prona nga të ardhura të siguruara me punë dhe 10 raste janë prona të fituara me privatizim. Por ka edhe 24 prona, për të cilat nuk specifikohet burimi.


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë