/ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa bënë sot homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
"Kemi ardhur sot këtu, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, që së bashku me kryeministrin t'i shprehim nderimin tonë institucional dhe njerëzor për të gjithë veprimtarinë, për të gjithë kontributin dhe sakrificën që kanë dhënë të gjithë këta luftëtarë, veprimtarë dhe atdhetarë, për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, që ne sot të jemi një vend i lirë, që të jemi një shtet i pavarur, një shtet demokratik, një shtet sovran, i cili ka një perspektivë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike", theksoi në një deklaratë të bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga.
/Shqiptarja.com