Kreshnik Çollaku: Jep leksione
njeriu që kriminalizoi Shqipërinë

Kreshnik Çollaku: Jep leksione<br />njeriu që kriminalizoi Shqipërinë
Në një deklaratë për mediat, Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar duke e  cilësuar të turpshme sjelljen e Ramës që i lejon vetes të ofendojë kryeministrinë e Hungarisë. Ai thotë se në takimet e tij me ndërkombëtarët, Rama bën një shfaqje protagonizmi prej deliranti duke shkuar madje deri në banalitet.

Deklarata e plotë: 
 
Sot është një ditë kur kërcet shëmtuar shija bajate e sjelljes groteske e kryeministrit të Shqipërisë në një aktivitet jashtë vendit.
Shumica e shqiptarëve zgjedhin ta përqeshin e përçmojnë me neveri këtë shfaqje megallomane protagonizmi naiv dhe delirant. Por ka disa gjëra që nuk mund të kalojnë  thjesht duke përcmuar banalitetin.

Sot është dita të kujtojmë se Individi që tregohet me gisht nga e gjithë bota për kriminalizimin e shtetit, për kthimin e Shqipërisë në hambar e dispeceri ndërkombëtare droge guxon të jepte leksione demokracie.

Njeriu që dhunon me harbuteri parimet themelore të demokracisë, të drejtën e lirinë e votës,lirinë e të drejtën e fjalës,njeriu që shtyp median e lirë, drejtësinë,njeriu që rekruton ose shtyp çdo qelizë të opinionit dhe shoqerisë civile,guxon ti japë mësim Europës se si duhet të sillet e trajtojë refugjatët.

Miku i afërt e sponsori politik i Elvis Roshit ofendon kryeministrin e hungarisë Viktor Orban. Miku i Arben Nokës tallet e ironizon Johanes Hahn.

Kolegu i Armando Prengës e Mark Frrokut përqesh Greqinë. Avokati i Arben Frokut, Balilajt, Habilajt nuk mund të flasë përfaqësojë vullnetin e shqiptarëve për tu bërë pjesë e europës. Europa i hedh tej mbetjet dhe ortakët e krimit.

Çatuesi i orëve të vona i Vuçiç nuk mund të flasë në emër të Kosovës e të shpallë në emër të shqiptarisë zgjidhen e çështjeve madhore kombëtare. Nuk mund të përbetohesh për euroatlantizëm ditën e natën të lobosh për takim të nivelit të lartë në Moskë.

Asnjë shfaqje prej komiku apo servili në evropë apo arrogant katundi në Shqipëri nuk e shpëton as reabiliton qeverinë dhe historinë e tij në qeverisje të shqiptarëve.

Shqiptarët dhe miqtë e saj në botë do ta mbajnë mend si qeverinë me të paaftë e mediokre të kohrave dhe më të zhyturën e të ndoturën me Mafien. Shqiptarët do tia japin vendin e merituar në formën e merituar dhe miqtë perendimorë po ashtu,dhe kjo ditë është afër.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin