KQZ ka marrë vendimin për të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, i cili nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dënimin nga Greqia për kalim kufiri në 23 qershor të vitit 1999, i cili i ishte konvertuar me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk ka shkak ligjor që t’i ndërpritet mandati, pasi ky dënim nuk e pengon për të kandiduar. Celibashi tha se KQZ ka mbajtur qëndrimin që subjekti s’ka detyrim për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike.
“Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklarues, kryetar i bashkisë së Kuçovës, ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Ka papritur disa të dhëna. Në gjykimin dhe vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal administrativ, vendimi është penal, në një kohë të caktuar të zhvilluar në Greqi. Në një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme për tu deklaruar ose e ka harruar, kjo s’ka rëndësi në arsyetimin tonë. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar e dhënë edhe nga organi i prokurorisë së përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale që ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që se ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentit të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrimin që s’ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike. Ky është një qëndrim i konsoliduar prej KQZ. Janë disa raste, si Zef Hila, të gjitha pyetjeve që lidhen me procedime, ndalime i është përgjigjur me jo, se nuk e ndalojnë që të kandidojë si deputet. Në vlerësim tim qëndron bindja që një subjekt që ka detyrimin për shkak të angazhimit që të plotësojë një formular, s’ka detyrim të përfshijë të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Vlerësoj që s’ka shkak ligjor që kreu i bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nuk i ndërpret mandatin si kryebashkiak i Kuçovës! Celibashi: Nuk ka shkak ligjor
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17