Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse opozita duhet të shkarkojë si kryetar Lulzimin dhe të zgjedh Albinin?

Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse opozita duhet të shkarkojë si kryetar Lulzimin dhe të zgjedh Albinin?

Militantët demokratë e gjetën pas 30 vjetësh liderin e ri politik. Ai quhet: Albin Kurti. 12 vjet në opozitë dhe me dy liderë kufoma, demokratët më së fundmi po krijojnë besimin tek një lider i ri i cili plotëson disa kritere më shumë se Lulzim Basha apo Sali Berisha:

– Albini është 30 vjet më i ri se Berisha,

– Albini është me bashkëshorte norvegjeze, por jo serbe si Berisha,

– Albini e ka bashkëshorten me kombësi dhe gjak norvegjez dhe jo si Basha me bashkëshorte nga Tepelena por që refuzon pasaportën shqiptare,

– Albini s’është akuzuar asnjëherë për korrupsion si Berisha,

– Albini nuk ka 5 dosje për vjedhje dhe pastrim parash si Lulzim Basha,

– Albini ka qenë i burgosur politik, ndërsa Berisha 25 vjet sekretar partie,

– Albini i arrestuar disa herë nga Beogradi, ndërsa Basha disa herë i financuar nga Soros në Hollandë,

– Albini organizon në Shqipëri më shumë protesta se Lulzim Basha,

– Albini ka më shumë mbështetës se Basha në Shqipëri.

– Albini nuk bën pazare dhe marrëveshje me Edi Ramën për vila apo pallate në Vlorë si Lulzimi

Ju ftoj të lexoni komentet e demokratëve në facebook. Albin Kurti është idhulli tyre.

Nëse kritikoni Albin Kurtin, ata të fyejnë dhe ofendojnë çdo kënd.

Demokratët mbështesin kauzat e Albin Kurtit kundër qeverisë Rama.

Demokratve ju duhet Albin Kurti, sepse vetëm ai mund t’ia dëmtoj imazhin Edi Ramës dhe për këtë s’kanë faj sepse Lulzimi është më pis se Edvini.

I keni parë sa fanatik dhe të militant janë aktivistët e Vetëvendosjes?

Mund ta mbështesësh dhe votosh 15 vjet Albin Kurtin por ata e harrojnë dhe janë mosmirënjohës. Nëse e kritikon vetëm një herë në jetë atëherë turmat fillojnë lehin dhe vjellin vrer kundër çdo kritiku. Harrojnë 15 vite mbështetje dhe nuk ta pranojnë aspak kritikën.

Ata janë më keq se komunistët e Fadil Hoxhës apo Enver Hoxhës,

Ata janë më të rrezikshëm se pionerët e Azem Vllasit apo Ramiz Alisë.

Ata kur bëhen bashkë me fshatarët e Partisë Demokratike bëhen si një çetë talebanësh ku pështynë ndaj çdo kujt.

Së bashku kanë nxjerr një tezë: “Nëse je kundër qeverisë Amerikës dhe Shqipërisë atëherë je patriot”.

Ata thonë: Çdo kush që mbështet qeverinë e Amerikës dhe Shqipërisë, paguhet nga SOROS dhe janë tradhtar, por harrojnë se dy më të paguarit janë Albini dhe Lulzimi.

Kishte të drejt Sali Berisha që nuk e pranoi 8 vjet Albin Kurtin në Shqipëri dhe e konsideronte Vetëvendosjen lëvizjen më Marksist-Laniniste në Ballkan.

Mos mendoni që demokratët e kanë harruar, por e kanë zakon tashmë të lëpijnë politikisht çdo pështym të së kaluarës. Ata janë grupimi më pa karakter dhe pa-besë në trevat shqiptare.

Kështu kanë lëpirë edhe Ilir Metën 10 vjet pas 20 vitesh pështyma.

Tashmë s’kanë zgjidhje tjetër, sepse nuk kanë asnjë emër për lider të opozitës së zbythur shqiptare.

Ata që ju kanë mbetur:

– ose presin të arrestohen dhe burgosen

– ose vuajnë nga prostati nëpër spitale

– ose janë shpallur tradhtarë të partisë

E vetmja kandidaturë duhet vijë jashtë kufirit se brenda kanë këputur çdo fidan ende pa u rritur.

Prandaj i vetmi emër mbetet Albin Kurti pavarësisht se e baltosën dhe shpallën Non-Geata kur ishin në pushtet.

Atëherë qeverinë e familjes Berisha e komandonte Damir Fazlliçi, ndërsa tani, shqetësohen kur këndon Bergoviçi.

Fundja mos harroni që nga data 25 Prill kur Lulzimi deklaroi se: “Beteja sapo ka filluar”, ai ka fjetur çdo ditë 25 orë gjumë sepse s’ka ndërruar as orën, ndërsa Albin Kurti është vetmi që po bën një opozitë radikale me objektivin që Qeveria e Kosovës të rrëzoj nga pushteti, qeverinë e Shqipërisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari