Kreshnik Spahiu: Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Kreshnik Spahiu: Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet. Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë. Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD” por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:

- dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije

- dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët

- dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa tjera.

- dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur

- dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia

- dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK

- dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.

Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.

A do mjaftohet SHBA vetëm me dorëheqjen e Sali Berishës apo do shkatërrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amerikanët për një skenar dorëheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërish ta drejtoj opozitën nga kulla?

Ambasadorja Yuri Kim duhet të kuotoj, që merimanga Berisha është aq e stër-holluat sa mund ta komandojë Partinë Demokratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.

Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator.....

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanëve ju desh 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minutë nga drejtimi opozitës.....

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/08/2021 12:15

    Berisha ka shkuar ne te semes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!