Çfarë turpi: Çdo emigrant i çmendur që shikon Parashqevi Simakun në rrugë duke lypur i bën video dhe e hedh në rrjete sociale.
Dje një grua tipike shqiptare që hante byrek e filmoi dhe i dhuroi kozmetik firmato 300 dollarshe Cristian Dior. Lyente buzët pas byrekut dhe ishte më rëndë nga trutë e kokës sesa Parashqevia.
Mediat shqiptare publikojnë çdo video që dërgojnë ata që i japin lëmoshë.
Përfundimisht: Një turmë në depresion, të rrahur dhe frustruar nga izolimi, injoranca, midiokriteti, merren me jetën tragjike të një artiste të sëmurë duke publikuar jetën private. Ajo u largua nga Shqipëria në depresion pikërisht nga këta njerëz dhe nuk do as surratain dhe as gjuhën t’ja u dëgjojë.
Këta vazhdojnë ta filmojnë për ta çuar larg qoftë me presionin e tyre drejt shinave të trenit.
Lëreni në dëshirë e saj, të jetoj larg syve tuaj, dhe na lini ne ta kujtojmë si yll ekrani dhe jo si paciente spitali.
Ndihmojeni pa na treguar Parashqevinë e rrënuar.
-
Un mendoj qe krejt kjo eshte ba me qellim te mire per ta ndihmuar ate dhe per ta nxjerr nga ky depresion
Përgjigju -
Shkrim i goditur analizë korrekte se sa poshtë ka rënë ky komb pavarësisht se ku jetojnë
Përgjigju -
Atë mendova dhe unë, turpi qëndron me kë filmon dikë në një situatë të vështirë, kur është i brishtë.
Përgjigju -
Nik ta baj me dijet se mki pelkye pa mas ne icat shkrim. Rresperkt e mirnjohjet ka malcia!
Përgjigju











Komente
Komento