Kreshnik Spahiu: PD po fundoset si Titaniku, pas një shekulli del në “sipërfaqe”

Kreshnik Spahiu dhe Lulzim Basha

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar sërish pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Spahiu shprehet se partia po fundoset si Titaniku, pasi të gjithë po largohen nga paniku. Pas Dukës ai shprehet se do të largohen edhe të tjerë si Ndoka, Dule, Idrizi e Shehi.

'PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi..... Pas tyre 3 deputetë e LSI. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado. Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drejt oqeanit. Do mbetet në fund “Kapiteni” plak dhe “violinisti” muzikën e të cilit nuk e dëgjon askush. Të dy do marrin me vehte çelsat e anijes thellë mes ndryshkut të një relike që nuk do i vlej askujt. Koha do prodhojë mijëra anije më të mëdha dhe më të shpejta, që do mbërrijnë në destinacionin që keni ëndërruar.'- tha Spahiu.

Statusi i publikuar nga Kreshnik Spahiu

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja i drejtohet Venecias për zgjedhjet vendore të 2019-ës, sipas jush a ishin ato legjitime?

Komento

Komente

  • Qifja PS: 06/05/2021 20:03

    Ne fakt jane paret e droges se Qifes qe blen votat e camve. Do ja ngjoni kangen. iku Qifja dhe futi cunindhe dhondrin. Hajde Elbason hajde. Turp te keni qe votoni Qifen me Qifet, droge kok e kemb. PD kerko zgjedhje ne Elbason se Qifja droges i ka vjedh vota Dash Sules.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë