Kreshnik Spahiu: Pse ka frikë Europa nga një ‘Ballkan i Hapur’ pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?

Kreshnik Spahiu: Pse ka frikë Europa nga një ‘Ballkan i Hapur’ pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?

Flamujt e vendeve themeluese të 'Ballkani i Hapur'

Pse ka frikë Europa nga një “Ballkan i Hapur” pro-amerikan? Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganistani, Irani, Iraku, Siria etj…por nuk liberalizon vizat për një Kosovë të vogël me aq pak banorë? Arsyeja është e thjeshtë: Të parët nuk e duan amerikën, ndërsa të dytët e kanë Washingtonin si “Meka”.

10 vite më parë me 50.000 firma i kërkova qeverisë Berisha dhe Thaçi kryerjen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Një nga tezat mbi të cilat bazohej kërkesa për referendum ishte se: BE nuk do pranojë kurrë dy shtete dhe dy vota shqiptare të dy shteteve pro-amerikane.

Kjo tezë ngjalli mosbesim dhe skepticisëm, por 10 vjet më pas opinioni publik po bindet se sa larg është antarësimi i dy shteteve shqiptare. Në thelb BE po e fsheh qëllimin e saj të vërtetë për mos përfshirjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Europa po e përdor Bullgarinë si pretekst, por në fakt është vetë BE-ja pas trukut “bullgar”

BE-ja 20 vjet na mbajti ”peng” me gjoja plotësimin e standardeve dhe kur ato u plotësuan, menjëherë ngritën një postobllok, në "autosdradën Shqipëri-Europë. BE tashmë po del zbuluar kundër shqiptarëve. Por çfarë janë shkaqet e vërteta që BE nuk do i hap kurrë dyert shqiptarëve:

Jemi shoqëri e kriminalizuar? Jemi shtet i korruptuar? Jemi popull me shumicë myslimane? Jemi komb pro amerikan? Jemi të ndryshëm nga evropianet? Jemi të pa civilizuar dhe të prapambetur? Apo jemi pak nga të gjitha?

Unë nuk besoj tek albano-fobia, sepse nuk mendoj që francezët apo danizët ndjehen inferiorë ndaj nesh në kulturë apo art. Unë nuk besoj se belgët apo gjermanët s’na pranojnë sepse jemi muslimanë pasi ata kanë natyralizuar miliona turq, sirianë apo iraken. Unë nuk besoj se spanjollët apo holandezët nuk na duan se ne mbjellim hashash, sepse ata janë tregtues dhe përdorues 100 herë më shumë se Shqipëria apo Kosova. Unë nuk mendoj se bullgarët nuk na votojnë se ne kemi qeveri të korruptuar, sepse qeveria bullgare ka një nivel rrushfeti me këta tanët.

Për këto arsyeje çdo ditë bindem se SHBA dhe BE kanë dy plane paralele, që nuk takohen askund me Ballkanin. Europa nuk do në gjirin e saj 4-5 shtete që janë satelitë amerikan. BE i frikësohet të ardhmes së zgjerimit me kombet të cilat nuk kanë besim tek Europa, por te Amerika dhe vota e tyre nesër në BE mund menaxhohet nga Washingtoni. Amerika dhe Europa po përplasen pa zhurmë në Tiranë, Prishtinë, Podegoricë, Shkup, Beograd, Stamboll.

Marrëveshja e Berlinit dhe Ballkani Hapur janë qartazi dy axhenda të ndryshme “Europiane” dhe “Amerikane”. Përplasja BE-SHBA u pa qartazi kur Gjykata Europiane e financuar 100% nga BE arrestoi të gjithë liderët pro amerikan të Kosovës dhe pengoi Thaçin, Krasniqin, Veselin 24 orë përpara se të udhëtonin në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshje amerikane me Serbinë. Brukseli po luan çdo gurë që Ballkani mos jetë nën ndikimin e Amerikës, por nën influencën e Parisit dhe Berlinit, por nga ana tjetër po na lënë jashtë Bashkimit Europian. Aq shumë e urrejnë pro-amerikanizmin shqiptarë sa që nuk u japin viza një populli 1 milion banorë si Kosova dhe u kanë hapur dyert 1 miliard arabëve apo afrikanëve.

Europa nuk na urren as nga feja, as nga mentaliteti, as nga mediokriteti, as nga kriminaliteti, por nga pro amerikanizmi ynë. Mos harroni asnjëherë, ata që na copëtuan, asnjëherë nuk na vlerësuan. Prandaj çdo shqiptar i thjeshtë apo udhëheqës i lartë duhet ndërgjegjësohet se sovraniteti i dy shteteve nuk ekziston nëse nuk ruajmë një partneritet pa kushte me SHBA

Harrojeni BE se kurrë nuk do jeni pjesë e saj, madje më shpejt mund bashkoheni me Prishtinën dhe Shkupin sesa me Brukselin, sepse fundja këtë e ka në dorë Amerika në një Ballkan me 4 kryeministra shqiptar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 18/06/2022 19:12

    Arsyeja pse nuk jemi ne europe ska te bej me amerikanet, por me vet shtetin shqiptar qe ska interes te futet sepse tregu ekonomik europian eshte i rregulluar dhe shqiperia ska shancin me te vogel per te qene konkuruese. Sepse oligarket e shqiperise nuk do pasuroheshin dot me, por do ja zinin vendin oligarket europian me lehtesine me te madhe. Jane 30 vjet rini e cuar dem, qe kudo neper europe po ecen perpara, por ama ne vendin e gjuhes se vete, ku cdo gje duhet te ishte me e lehte, eshte tragjikisht me e veshtire te behesh dikushi. Rendsi ka qe rinia te alkoolizohet, te cigarizohet e te punoj 40 ore + per nje cope buke. Te jetoje me mamin e babin, e te shikoje ne tv e lumtur si fluturon kripa neper restorantet e Dubait mbi pjatat me ushqim gourmet te boshtit oligark-politikan.

    Përgjigju
  • Afrim: 18/06/2022 18:32

    Po zgjidhja qenka shume e thjeshte. Duhet te perzejme Kim, e te behemi pro Evropian, e jo koloni amerikane.

    Përgjigju
  • Arben: 18/06/2022 17:47

    Interessante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim