E arrestuara akuzohet se ka vrarë një shqiptar 35- vjeçar me thikë, i cili ishte fqinji i saj. Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur nga aitoritetet greke.
Shërbimet e emergjencës janë lajmëruar menjëherë dhe ambulanca e transportoi shqiptarin drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.
Policia greke bën të ditur se 26- vjeçarja është arrestuar në vendngjarje, ndërkohë që autoritetet janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen.
Mediat greke raportojnë se 35- vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka dalë nga shtëpia e tij për të qetësuar fqinjen 26- vejçare e cila ishte në krizë dhe ishte duke bërtitur duke shqetësuar të gjithë lagjen.
E reja mësohet se ishte një përdoruese droge dhe kur 35- vjeçari ju afrua për të qetësuar, ajo e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com












