1706387691_zazaxaxaxa.JPG

Klara Sanduloviç në kompleksin memorial “Adem Jashari” më 27 janar 2024

Pas vizitës së saj në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për të bërë homazhe, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë, vetëm pak orë pas nderimit që i bëri familjes Jashari.

Nikola Sanduloviç, i cili është kryetari i Partisë Republikane Serbe është shprehur se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Sanduloviç shkruan se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.


Lajmi kryesor:

Njëjtë si i ati, vajza e politikanit serb homazhe për Jasharin në Prekaz: Të ndalojmë urrejtjen! Ndalohet nga policia serbe