Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje “Skype” në Report Tv me Nertil Agalliun thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke përmendur se ulje reflektohen në investimet e brendshme dhe ato të huaja. Për 2024 Rrapaj theksoi se llogariten minus 18 milion euro krahasuar me buxhetin e vitit 2023.
“Në 2024 buxheti minus 18 milion euro krahasuar me 2023. Reflektohet ulje në investimet e brendshme dhe në ato të huaja. Minus 10.8% më pak investime të brendshme. Investime për të mbajtur sistemin dhe mbështetur sistemin e ekonomisë. Investimet e huaja ulen në 2024. Ulen te planifikim menaxhim e administrim. Po ashtu te siguria ushqimore e mbrojtja e konsumtarit ulen...”
Të papërfillshme sipas tij janë fondet që janë rezervuar për investimet në kanalet ujitëse.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Me këtë buxhet ne do jemi në stanjacion dhe jo në rritje të vazhdueshme siç kanë mbetur disa nga degët në këtë sektor. Duke pasur parasysh që infrastrutkura e ujitjes dhe e kullimit ka shpenzime më pak, siguria ushëqimore ka shpenzime më pak etj, patjetër që do kemi një mungesë të mbështetjes që i bëhet sektorit bujqësor. Kjo do të reflektohet te ajo që ma thamë pak më parë.”, shtoi ai në Report Tv.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)