Kreu i AKSHI, Karcanaj: Në 300 ditë
realizuam prioritetet për inovacionin

Kreu i AKSHI, Karcanaj: Në 300 ditë<br />realizuam prioritetet për inovacionin
TIRANE- Edhe ministria e Inovacionit ka prezantuar ecurinë e 300 ditëve të para, duke renditur si prioritet reformimin e administratës. Fillimisht fjalën e mori drejtoresha e AKSHI-së Linda Karcanaj, që sqaroi se janë përmbushur disa priorioritet në fushën e inovacionit, por ka ende objektiva për të arritur.
 
Ministrja e Inovacionit Milena Harito u ndal te administrata publike, ku deklaroi se me marrjen e statusit kandidat, duhet që administrata publike të jetë profesionale.
 
Ndërsa zëvendëskryeministri Niko Peleshi sqaroi se inovacioni është një mjet tejet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, për këtë arsye qeveria po punon për ngritjen e një qendre unike të shërbimeve.
 
“Kjo është një reformë që lidhet me inovacionin. Ne brenda nesh e quajmë inovacioni kundër korrupsionit, një projekt që ka marrë rrugë në 300 ditë, ngritja e qendrës unike të shërbimeve. Një projekt inovativ, i vështirë dhe kompleks, se kërkon rishikimin e mijëra akteve ligjore, dhe futjen e teknologjisë në shumë institucione mbledhja e sporteleve të qytetarëve në një qendër të vetme. Makinat s’kanë gjak dhe janë më pak të manipulueshme politik, kështu që le t’i japim gjithë rëndësinë që ka kjo fjalë dhe për ta bërë realisht një prioritet duhet që gjithkush prej jush të angazhohet. Reforma e administratës publike ka lidhje me inovacionin, se makina do të përdoret nga nëpunësit tanë që duhet të jenë gjithmonë e më të specializuar”, tha zv.kryeministri Niko Peleshi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole