Al Kaeda përvijon strategjitë e saj të sulmit: "Ne duhet ta vazhdojmë luftën në territorin e Shteteve të Bashkuara," tha Ayman al-Zawahri, lideri i Al Kaedës, në një mesazh audio.

"Duhet të sulmojmë këtu dhe atje Shtetet e Bashkuara për t'u dëmtuar ekonominë, që ata të ndalin shpenzimet e mëdha për sigurinë": një apel edhe për pasuesit e saj, se SHBA-të dhe aleatët e saj duhen sulmuar kudo.
 
"Pika e dobët është ekonomia - sipas al Zawahri - ekonomia e Amerikës është lëkundur për shkak të të gjitha shpenzimeve ushtarake për sigurinë e vendit".

 “Amerikën duhet ta mbajmë nën presin dhe në gjendje vigjilente  - tha pasardhës i Bin Ladenit - duhet të ketë sulme këtu dhe atje. Ne kemi fituar tashmë luftën në Somali, Jemen, Irak dhe Afganistan. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë këtë luftë në territorin e tyre."

Në mesazhin e tij al Zawahri iu bëri thirrje gjithashtu xhihadistëve për të vepruar vetëm ose në grupe për të kryer këto sulme.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Mag/Shqiptarja.com)