Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 shtetas, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier per tu trajtuar me banesa sociale si të pastrehë. Kallzimet, pavarësisht specifikave të tyre, që lidhen me faktin se përse duhet të ishin trajtuar si të pastrehë, në përgjithësi trajtojnë të njëjtat problematika dhe shkelje të procedurave ligjore nga ana e Komisionit të Strehimit, të ngritur për përzgjedhjen e aplikuesve si të pastrehë. Kallzuesit kanë shpjeguar se Komisioni i Strehimit nuk ka marrë për bazë listën e parë të personave të cilët kanë aplikuar por kanë futur në listën e aplikuesve edhe persona të tjerë të rinj, të cilët kanë përfituar me vendimin përfundimtar të Këshillit të Bashkisë. Kallzuesit pretendojnë se pavarësisht se kanë marrë pikët e nevojshme nga Komisioni i Strehimit, nuk kanë fituar në listën përfundimtare të miratuar nga Këshilli i Bashkisë.
Ka reaguar menjëherë edhe kryetatri I bashkisë Fier Baftjar Zeqaj, kun ë një prenoncim për A1 Report thotë se:
“Flitet për një sulm të turpshëm që bën prokuroria ndaj kryetarit, ndaj komisionit ose ndonjë tjetri, sepse është një çështje që është sqaruar para dy vjetësh dhe fillon rihapet në këtë moment, unë e kam konsideruar një çështje të sqaruar. Nuk është një çështje për t’u hapur, s’flitet fare për falsifikim, falsifikim do të thotë që kryetari të ketë vënë dorë mbi një dosje, unë nuk kam parë asnjë dosje të familjarëve që kanë bërë kërkesë për strehim.
Nuk është një çështja ime personale por është një mirëkuptim mes PS Fier e qendër, për mua është një sulm ndaj rikandidimit, por rikandimi im s’është etje për të vazhduar detyrën e kryetarit të bBshkisë. Kush do të jetë kandidati s’është çështja ime personale, por është marrëveshje që do të arrihet nga PS në bazë dhe në qendër. Në mënyrë të padiskutueshme do të jem shumë serioz ndaj kësaj çështje që ka hapur prokuroria. Nuk është akuzë e rastësishme por është e qëllimshme mbas dekretit të Nishanit për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal”.
Akuzuar: Për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës":
1. Baftjar ZEQAJ, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
2. Agron BEGAJ, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
3. Fatmir KAJOLLI, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
4. Ramiz HOXHAJ, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
5. Alfred BOÇOVA, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
6. Selman BRAÇE, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
7. Esmeralda KAPLLANAJ, me masë sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)