Kreu i Bashkisë së Kavajës
do heqë Obeliskun kuqezi

Kreu i Bashkisë së Kavajës<br />do heqë Obeliskun kuqezi
Obelisku në qendër të Kavajës, simbol i lëvizjes për demokraci në vitet 1990 do të hiqet sërish.
 
Pas heqjes së monumentit të dy gishtave, i emërtuar “Obelisku i Demokracisë”, edhe vepra e vendosur nga ish-kryebashkiaku i majtë do të zhvendoset sërish.
 
Në atë kohë, kryeministri Edi Rama e cilësoi obeliskun e dy gishtave si forma më e sinqertë e dekompozimit të Realizmit Socialist në trajtën e përçudnuar të një “Realizmi Demokratik” dhe ndaj ai u zëvendësua me një tjetër obelisk me ngjyrat kuq e zi.
 
Por duket se kjo histori do të vijojë edhe më tej, pasi kryetari i sapo zgjedhur i bashkisë, Isa Sakja, në një lidhje telefonike për Report Tv deklaron se do të shikojë mundësinë për ta hequr atë, pasi obelisku aktual nuk simbolizon lëvizjen antikomuniste që ka të bëjë me 26 marsin e viti 1990.
  
“Ajo aty në qendër është një abstraksion, nuk kam gjë kundër saj. Jam një njeri që e dua artin, por do të shikojmë mundësinë ta cojmë bashkë në një shesh tjetër në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak dhe procedurat që parashikon ligji”.

Fituesi për Bashkinë e Kavajës ka thënë se do të hapë një konkurs mbarë kombëtar për arkitektë, skulptorë e piktorë dhe aty do jetë një simbol që përfaqëson lëvizje antikoministe.
  
“Ne në krye të Bashkisë së Kavajës do shohim mundësinë e hapjes së një konkursi mbarëkombëtar sic ishte dhe Lëvizja e 26 Marsit të ’90, një Lëvizje mbarëkombëtare antikomuniste, që të financojë një simbol që përfaqëson më së miri këtë lëvizje të 26 Marsit", tha Sakja.

Heqja e monumentit të dy gishtave shkaktoi shumë debat në atë kohë.
 
Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike akuzuan Ramën se po dhunon simbolet e demokracisë. Por më pas, vepra e re u prit mirë nga qytetarët për shkak edhe të bukurisë estetike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…