Kreu i CIA-s, Mike Pompeo, ka paralajmëruar ditën e sotme se Koreja e Veriut është shumë pranë qëllimit për të vënë nën rrezen e goditjes së raketave të saj Shtetet e Bashkuara.
/Shqiptarja.com
Pompeo tha se ndonëse Uashingtoni preferonte diplomacinë, forca ushtarak mbetej një opsion.
“Koreja e Veriut është pranë përmbushjes së objektivit e nga pikëpamja e politikës amerikane, ne duhet të sillemi sikur thuajse e ka arritur këtë. Kanë avancuar aq shumë, sa tani duhet të mendojmë se si të ndalim hapin përfundimtar”, tha Pompeo.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












