“Ne nuk kemi pasur një qëndrim negativisht, sikur ka sot opozita parlamentare dhe absolutisht ka një sjellje të çoroditur, pse?! Nuk ka kurajon se aty ku diçka bëhet mirë ta thotë që është bërë mirë . U desh të vinte një përfaqësues nga Evropa për ti shpëtuar fytyrën 2 tre vetave , kur një politikan e ka mendjen të rroga, aq mjeranë janë sepse njeriu që është intelektual, profesionist ka mënyra të tjera shumë më dinjitoze se sa të zvarritet për mandatin, për një pasaportë diplomatike apo për rrogën sesa të shkojë mbas orekseve të liderëve të dekompozuar të cilët vazhdojnë ta mbajnë një subjekt politik”, u shpreh Topi.
Por edhe për parlamentin në tërësi Topi hodhi vërejtjet e tij.
“Kemi një parlament që është parlamenti ndoshta me problemet më të mëdha të historisë së demokracisë shqiptare, një parlament i cili nuk ka funksionuar madje edhe nuk funksionon në mënyrë normale”, tha Topi.
Duke qenë se na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet, kreu i FRD-së nuk kurseu kritikat edhe ndaj OSBE-së duke thënë se nuk duhet të mbyllë sytë kur vidhen votat.
“OSBE me të cilën kam bashkëpunuar vazhdimisht kur kam qenë parlamentar, duhet të shohë dhe të mos mbyll sytë si vidhen votat gjatë ditës së votimit si vidhen votat gjatë numrit dhe a prezantojnë këto institucione realisht vullnetin e popullit Shqiptar. Gjërat duhen thënë ashtu si janë”, u shpreh kreu i FRD-së.
Sa i takon çështjes së shumë debatuar të hapjes së dosjeve të sigurimit, Bamir Topi nuk ushqen shumë shpresë, pasi sipas tij palëve politike nuk u intereson ky proces për shkak se familjarë të ligjvënësve sot kanë lidhje ose kanë pasur me sigurimin e shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)