Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka dënuar aktin dhe e ka cilësuar një gjest frikacak prej burracakësh sulmin me tritol ndaj makinës së prokurorit, Kuliçi sot në Vlorë. Ai ka shtuar se prokurori Kuliçi është një nga më të mirët e Prokurorisë së Vlorës. Haluci ka bërë edhe një paralajmërim për sa i përket atyre që kanë vjedhur pronat publike, duke thënë se këto prona nuk do t'i gëzojnë.
" Jemi në mbështetje të tij dhe për ta mbështetur në aktivitetin e tij si prokuror. Nuk ka asnjë lidhje tjetër vetëm nga detyra. Është ngjarje shumë e shëmtuar prej frikacakësh e burracakësh që veprojnë me maska dhe me tritol. Ne do të përgjigjemi me akte dhe me dënime. Nuk tërhiqemi. Gra e burra në Prokurinë dhe në Gjyqësorin e Vlorës punojnë natë e ditë vetëm për të zbatuar ligjin. Janë disa raste që goditet gjyqësori. Po goditet gjyqësori edhe me baltë jo vetëm me tritol. Siguroj qytetarët e Vlorës që kanë vu dorë, dhe kanë grabitur prona të qytetarëve të Vlorës nuk kanë për t'i gëzuar. Ka lidhje me ngjarje konkrete dhe jo konkrete. Janë më shumë se 4 milion euro të sekuestruara. Ajo është e vetmja pistë. Kam shumë besim se ngjarja do të zbardhet." tha Haluci.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ I vihet tritol gjatë natës makinës së prokurorit të dosjeve 'të nxehta'! Albert Kuliçi dhe familja e tij merren në mbrojtje (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PERSONAZH/ Këpucari nga Vlora që nuk njeh lodhje, punon prej 52 vitesh: Sa të kem fuqi, do jem këtu
30 Mars, 20:08
-
Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet
30 Mars, 18:45
-
‘Veri -Jug’/ Në qytezën antike ilire të Orikut, peshkatari i vjetër rrëfen sekretet e punës: Deti më jep qetësi shpirtërore
30 Mars, 14:16
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18