Prokuroria spanjolle ka kërkuar 9 vite burg dhe 1.2 milionë euro gjobë për një shqiptar me banim në ishullin Arousa të Spanjës. Shqiptari akuzohet si kreu i grupit që trafikonte kokainën në ishull. Operacioni është zhvilluar në janar të 2019-tës. Grupi kriminal shpërndante heroinë dhe metamfetaminë në gjithë zonën që mbulonin duke përdorur automjete të ndryshme, shkruajnë mediat spanjolle.
I gjithë operacioni është organizuar pas ndjekjes së një tjetër shqiptari i cili u lirua nga burgu në vitin 2017 dhe më pas qëndroi në ishullin Arousa pa u marrë me asnjë lloj pune që mund t’i sillte të ardhura. Pavarësisht kësaj, ai shihej gjithmonë me makina luksoze të ndryshme të cilat i ndërronte shumë shpesh. Pas hetimeve të kryera, u zbulua lidhja e tij me njerëz që merreshin me trafikun e drogës. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e shqiptarit i cili njihej po ashtu si trafikant droge, i cili kryente udhëtime të shpeshta në Madrid të Spanjës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)