Kreu i Grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka dewklaruar se dëshiron të kandidojë për pozitën e Presidentit të Ukrainës në vitin 2024.

Lidhur me këtë deklaratë, Anton Gerashchenko këshilltar i ministrisë së brendshme ukrainase i cili shpërndau edhe videon në Twitter të Prigozhin, tha se deklarimi i këtij të fundit synon të largojë vëmendjen nga ambiciet e tij politike në Rusi, ku ai ëndërron të vijë në pushtet dhe ndoshta të jetë pasardhësi i presidentit rus Vladimir Putin.

Në videon të cilin e kishte shpërndarë Gerashchenko, është Prigozhin ai i cili flet për planet e tij për të kandiduar për President.

“Kam vendosur të kandidoj për President të Ukrainës në vitin 2024. Do të kandidojë për zyrë me Poroshenkon dhe Zelenskyn”, thotë ai në videon e cila u përkthye edhe në gjuhën angleze.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Britania: Rusët kontrollojnë pjesën lindore të Bakhmutit, Ukraina e mban perëndimin! Patriarku, Krill thirrje Papës: Ndaloni dëbimet nga manastiri në Kiev