Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, sapo mori nga Kryeministri ‘Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike’, tha se do ta mbaj këtë dekoratë me krenari.
“Zoti Kryeministër, autoritete të nderuar, të ftuar, në emër të Guardia di Finanza, si dhe në emrin tim personal, dëshiroj para së gjithash dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht dhe t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mikpritjen e ngrohtë që më është rezervuar, si dhe për dhënien e medaljes prestigjioze të Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike.
Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm do ta mbaj me të gjitha nderet që i përkasin. Pra në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm e mbi të gjitha si një shtetas italian, është një nder i madh për mua që të marr nga Z. Edi Rama, të cilin e falënderoj për vëmendjen që më kushtoi, këtë medalje të rëndësishme që sikurse thashë, do ta mbaj me krenari dhe me gjithë respektin që ajo meriton. Ceremonia e sotme, me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Njësisë së Kufirit Detar, përveçse dëshmi e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Guardia di Finanza-s dhe Forcave të Policisë Shqiptare
Është për mua një mundësi për të përsëritur dhe për të konfirmuar angazhimin e agjentëve te Guardia di Finanza në veprimtaritë e përbashkëta me autoritetet vendore.
Guardia di Finanza ka qenë gjithmonë pranë popullit shqiptar dhe këtë e dëshmon edhe bashkëpunimi gjithmonë në rritje me institucionet përkatëse. Është viti 1997, i pari plan veprimi i cili parashikonte praninë e përhershme në territor të 46 ushtarakëve të angazhuar në njësinë qendrore me njësinë në Tiranë. Bëhet fjalë për misionin më të gjatë në historinë e Guardia di Finanzia, një mision i cili me kalimin e kohës e zgjeroi planin e tij të veprimit.
Në fakt, me kalimin e viteve krahas stërvitjes së personelit është realizuar veprimtari mbikëqyrëse nga ajri nëpërmjet përdorimit të mjeteve të përparuara ajrore. Një sinergji kjo që ka bërë të mundur arritjen e rezultateve shumë të larta në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike në rrugë detare, kundër kontrabandës së cigareve dhe të emigracionit klandestin. Përvoja pozitive e misionit ka bërë të mundur përmirësimin e teknikave dhe rritjen e aftësive si në aspektin e përgatitjes fizike ashtu dhe në atë operative. Një hap vendimtar ky për shtrirjen e veprimtarisë së Guardia di Finanza përtej kufijve kombëtarë.
Ligjvënësit italianë duke njohur rolin e Guardia di Finanza në këtë sektor ka dashur në fakt t’ia atribuojë administratës tonë të drejtën për të promovuar dhe për të vënë në jetë në bashkëpunim me organizma të huaj forma efikase të bashkëpunimit operativ. Ushtrimi i një të drejte të tillë ka bërë të mundur në vite nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me administratat kryesore homologe në nivel botëror të cilave së shpejti do tu bashkohen edhe shumë administrata të tjera me të cilat jemi duke përmbyllur fazën e negociatave
Memorandumet janë pjesë e një veprimtarie më të gjerë të pranisë sonë në kuadrin ndërkombëtar. Krahas misioneve në Shqipëri, në Libi dhe në Malin e Zi në fakt Guradia di Finanza ka krijuar një rrjet të saj ekspertësh ekonomiko-financiar pranë selive kryesore diplomatike si dhe oficerë ndërlidhës me administratat kompetente në fushat me interes si në rrafshin ndërkombëtar ashtu dhe atë europian.
Më lejoni që të përfundoj fjalën time duke shprehur edhe një herë si në emrin tim ashtu edhe të Guardia di Finanza ndjenjat e mirënjohjes me shpresën që në të ardhmen të dakordësojmë mënyra të tjera për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë tashmë. Ju faleminderit zoti kryeministër, ju faleminderit Shqipëri", tha ai.
Lajmi kryesor: